Politika 9 August 2025, 19:46 Nga VNA

Gazetarët përgënjeshtrojnë ministrin Gonxhe: Shteti ka uzurpuar të dyja pronat. S'lejohemi në asnjërën prej tyre

Ndaje në Whatsapp
Gazetarët përgënjeshtrojnë ministrin Gonxhe: Shteti ka

 

Përkundrejt pretendimeve të Ministrisë së Ekonomisë e cila tentoi të sqaronte "konfliktin" mes shtetit dhe medias, gazetarët përgënjeshtrojnë këtë të fundit, duke deklaruar se në fakt nuk po lejohen të futen në asnjërën prej godinave, edhe pse kanë kontratë qeraje deri në vitin 2033. 

 

Në fakt, realiteti nxjerr në pah se ndryshe nga sa thotë ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhe, Policia Ushtarake ka uzurpuar të dyja pronat. Pra, gazetarët dhe stafi i medias nuk po lejohen gjatë gjithë ditës sot që të hyjnë në ambientet e tyre të punës. 

Pak më herët, ishte vetë ministria që në fakt sqaronte se shoqëria “Fokus Media News”, zotëron një kontratë qiraje të vlefshme deri në vitin 2033 mbi një pasuri shtetërore.

 

Sipas Ministrisë, pasuria për të cilën “Fokus Media News” pretendon të ketë të drejtë përdorimi është një truall me sipërfaqe 13,922 m², në zonën kadastrale nr. 8170, pranë ish-Uzinës së Pjesëve të Këmbimit të Automjeteve në Shkozë. Kjo pasuri është objekt i një tjetër kontrate qiraje, të lidhur në vitin 2013 dhe të ndryshuar në vitin 2016, ndërmjet Ministrisë dhe shoqërisë “Panorama Group” sh.a., me afat deri në vitin 2033.

 

Ndërkohë, pasuria e kaluar “KAYO” sh.a. ka qenë më parë me kontratë qiraje të lidhur në vitin 2002, me afat deri në vitin 2022, dhe ka qenë objekt i vendimeve gjyqësore të formës së prerë që kanë pasur palë shoqërinë “Fokus Media News”.

 

“Kontrata e pretenduar si e vlefshme deri në vitin 2033 i përket një prone tjetër, me numër dhe kufij të ndryshëm. Çdo përpjekje për të paraqitur këto pasuri si të njëjta është dizinformim i pastër,” thuhet në deklaratë, duke theksuar se ky keqinformim është i pajustifikueshëm, pavarësisht interesave të mundshme materiale.

 

Ministria thekson se pasuria në fjalë është regjistruar si një njësi pronësore e veçantë dhe nuk ka asnjë lidhje me kontrata të tjera qiraje. Ajo rikonfirmon se veprimet për marrjen në posedim faktik të pronës janë në përputhje të plotë me ligjin dhe vendimet e gjykatës.

 

Por ndërkohë që thotë se po merr pronën shtetërore, gazetarët pohojnë se nuk lejohen të futen në asnjëren pronë. 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme