Politika 5 November 2025, 12:03 Nga VNA

Gaz Bardhi: Dosja e Ballukut ekspozon mënyrën si funksionon shteti i Edi Ramës

Ndaje në Whatsapp
Gaz Bardhi: Dosja e Ballukut ekspozon mënyrën si funksionon shteti i

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka vlerësuar sot punën e SPAK, veçanërisht në hetimin për tunelin e Llogarasë dhe rolin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Në një konferencë për media, Bardhi deklaroi se në dosje ndodhen komunikime përmes mesazheve midis Ballukut dhe Evis Berberit, në lidhje me anulimin e tenderit për tunelin e Llogarasë.

Ai shtoi se dosja e ministres së Infrastrukturës, e cila tashmë është marrë e pandehur nga SPAK, “ekspozon mënyrën se si funksionon shteti i Edi Ramës”.

“Rama tentoi të trajtonte edhe funksionimin e Bashkimit Europian njëlloj siç trajtoi tunelin e Llogarasë, duke menduar se mund të ndryshojë rregullat e demokracisë europiane sipas interesave të tij politik, siç bëri me kriteret e tenderit për tunelin e Llogarasë. Dosja e Ballukut ekspozon mënyrën se si funksionon shteti i Edi Ramës”, u shpreh Bardhi.

Sipas tij, përgjegjës për këtë aferë është edhe vetë kryeministri Rama, i cili nuk ka dhënë ende asnjë koment publik për çështjen. “Qetësia e tij, heshtja totale, është tregues i përfshirjes. Sot shqiptarët shohin qartësisht se kjo nuk është një histori individuale, por pjesë e një modeli qeverisjeje,” tha Bardhi.

Ai e cilësoi si të domosdoshme që drejtësia të veprojë deri në fund, ndërsa PD do të vijojë të ndjekë nga afër procesin dhe të kërkojë përgjegjësi politike për këtë çështje.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme