Politika 18 May 2026, 15:46 Nga VNA

Gati gara pa rivalë në PD, Kaso: Ky është kulmi i demokracisë

Ndaje në Whatsapp

Gati gara pa rivalë në PD, Kaso: Ky është kulmi i

Pasi asnjë kandidat nuk arriti të kalojë filtrin e “garës së hapur”, Partia Demokratike ka shpallur me krenari përfundimin e përgatitjeve për referendumin madhështor të 23 majit, ku anëtarësia do të ketë mundësinë historike të zgjedhë mes, Sali Berishës dhe Sali Berishës.

Megjithatë, edhe pse alternativa në fletën e votimit është vetëm një kandidat, përfaqësuesit e partisë nuk ngurojnë që ta trumbetojnë këtë proces si më demokratikët që zhvillohet në parti.

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso, njofton sërish se procesi do të zhvillohet sipas standardit demokratik “1 anëtar, 1 votë”. “Në emër të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njoftojmë se gjithçka është gati për ushtrimin demokratik të 23 majit”, deklaroi ai, duke e cilësuar procesin si referendum, ndonëse më shumë ngjan me një ceremoni konfirmimi.

Kaso e përshkroi procesin si një “ushtrim demokracie”, ndërsa nuk kursen as statistikat e tjera duke thënë se PD ka zhvilluar plot 7 procese zgjedhore të hapura dhe demokratike që prej Rithemelimit,  aq të hapura sa këtë herë nuk mbeti askush tjetër brenda për të kandiduar.

Sipas tij, në të 77 degët e partisë do të ngrihen qendra votimi, të hapura nga ora 08:00 deri në 18:00, ndërsa në degët më të mëdha do të ketë më shumë se një qendër votimi.

Kujtojmë se në garën për kreun e PD-së kishin shfaqur interes Ervin Salianji, Mereme Sela, Vladimir Mulaj, Alesia Balliu dhe Evi Kokalari, por kandidaturat e tyre u refuzuan, me arsyen se nuk plotësonin kriteret.

Ndërkohë, Salianji depozitoi një kërkesë në Kryesinë e PD-së dhe Komisionin e Apelimit, duke pretenduar se kandidatura e tij është penguar në mënyrë të paligjshme dhe se dokumentet e dërguara fizikisht, me postë dhe email kanë patur fatin e shumë mesazheve të tjera në politikë: janë parë, por jo lexuar.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme