Politika 28 March 2026, 10:45 Nga VNA

Gara për kryepolicin e ri, lista e kandidatëve në dorë të Lamallarit. Ja kush janë favoritët

Ndaje në Whatsapp
Gara për kryepolicin e ri, lista e kandidatëve në dorë

Komisioni i përbërë nga shefi i AMP-së, Eduart Merkaj, zëvendës ministrja e Brendshme, Silva Caka, dhe sekretarja e përgithshme e Ministrisë Klejda Ngjela kanë përfunduar pikëzimin e 14 kandidatëve për drejtor të përgjithshëm të Policisë se Shtetit dhe i ka dorëzuar listën Ministrit të Brendshëm Besfort Lamallarit.

Ky i fundit propozon Këshillit të Ministrave emrin e drejtorit të ri që është një nga 3 kandidatët që kanë marrë më shumë pikë. Pavarësisht se lista po mbahet në sekret të plotë, kandidatët më të favorizuar jane Skënder Hitaj, Tonin Vocaj, Lorenc Panganika si dhe Afrim Tafa.

Në garë janë 14 kandidatë të gjithë zyrtarë të lartë të policisë, që synojnë pozicionin e rëndësishëm pas shkarkimit të Ilir  Prodës. Me shumë mundësi emri i kryepolicit të ri do të mësohet në fillim të javës së ardhshme.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme