Politika 20 September 2025, 16:15 Nga VNA

Fuqizohet Sako, Veliajn e shkarkojnë nga shoqata e bashkive

Ndaje në Whatsapp
Fuqizohet Sako, Veliajn e shkarkojnë nga shoqata e bashkive

Partia Socialiste luan në avancë, me fokus të qartë, largimin e Erion Veliaj nga çdo post drejtues. Larg vëmendjes së mediave dhe me një mbledhje që s'dihet se ku u mbajt, mësohet se Asambleja e Shoqatës Kombëtare të Bashkive ka vendosur shkarkimin e Veliajt nga drejtimi i këtij institucioni dhe emërimin e kryebashkiakes së Durrësit, Emirjana Sako, si pasuese e tij. 

Ky vendim vjen vetëm pak ditë përpara mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës më 23 shtator, ku pritet formalizimi i shkarkimit të Veliajt edhe nga posti i kryebashkiakut të kryeqytetit.

Veliaj, që prej shkurtit është burgosur në Durrës, tashmë mungon fizikisht dhe politikisht në zyrën e Bashkisë Tiranë, duket se është lënë në harresë nga vetë partia që e promovoi, duke pësuar një izolim dhe largim të planifikuar.

Në mënyrë domethënëse, lëvizja vjen nga brenda vetë radhëve të majta: pjesa më e madhe e anëtarëve të Shoqatës janë kryetarë bashkish të PS-së, një tregues që goditja ndaj Veliajt tashmë është vendosur dhe jo thjesht një vendim teknik.

Ndërkohë, fuqizimi i Emirjana Sakos në krye të Shoqatës Kombëtare të Bashkive shihet nga analistët si një sinjal i qartë se PS po riorganizon qeverisjen vendore, duke e fuqizuar peshën politike në Tiranë dhe Durrësit. Ky rikonfigurim i brendshëm, në një moment kur pritet vendimi për zgjedhjet e parakohshme lokale në Tiranë, tregon jo vetëm një ndryshim kursi, por edhe një spastrim të heshtur politik brenda vetë partisë.

Mesa duket e Marta do jetë thjesht një "pasim" topi për Këshillin Bashkiak, për të nxjerrë nga loja e madhe politike Erion Veliajn. 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme