Politika 13 January 2026, 19:56 Nga VNA

Foltorja në Lezhë/ Demokratët nuk kursejnë kritikat, Berisha i tregon sërish vijën e kuqe Salianjit

Ndaje në Whatsapp

Foltorja në Lezhë/ Demokratët nuk kursejnë kritikat, Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh nga Lezha se opozita nuk i ka dhënë “drurin” e duhur qeverisë së Edi Ramës për ta larguar nga pushteti. Në takimin e radhës që zhvilloi në kuadër të turit të Foltores, kreu i PD-së tha se arritja e opozitës qëndron në faktin se ka treguar se qeveria Rama është armike e vullnetit të lirë të shqiptarëve.

“Kemi qartësuar për çdo shqiptar se armiku i vullnetit të shqiptarëve e ka emrin Rama; se ka grabitur mandate me të gjitha mënyrat; se qëndron në pushtet si përfaqësues i karteleve më të rrezikshme të drogës në Shqipëri dhe Evropë. Që një qeveri të qëndrojë në pushtet pa legjitimitet, qëndron për shkak se opozita nuk i ka dhënë drurin që meriton”, tha ai.

Një prej demokratëve ngriti shqetësimin për mungesën e kontaktit të drejtuesve të PD-së me bazën, duke theksuar se për rreth tetë muaj nuk ka pasur komunikim të mjaftueshëm, çka sipas tij dëmton jetën e brendshme të partisë.

“Si nuhatës i mirë i politikës që je, e ke nuhatur ndonjë fije që ka shumë shkëputje nga baza. Domethënë, u bënë tetë muaj që nuk keni kontakte me bazën, ndërkohë që kjo bazë e mban PD-në gjallë. Unë besoj se kjo vjen për shkak të keqinformimit që bëhet që nga numri dy e poshtë, kryesisht nga drejtuesit e qarqeve, të cilët janë të emëruar, janë në lista të mbyllura dhe besoj se nuk i njohin mirë as drejtuesit, as demokratët”, u shpreh një nga pjesëmarrësit.

Një tjetër pyetje kishte të bënte me çështjen e lidershipit dhe dorëzimin e stafetës. Duke mos e vënë në dyshim se ai do të jetë në krye të PD-së derisa të jetë gjallë, Berisha foli për pasardhësin kur ai të mos jetë më në këtë jetë duke deklaruar se nuk synon të lërë trashëgim as familjarët e tij.

“Tani, të them me sinqeritet, e vetmja gjë që nuk e bëj dot kurrë është pasardhësi. Nuk është reale. Nuk kam ndërmend të lë pasardhës as vajzën, as djalin tim. Pasardhës do të lë atë që zgjidhni ju dhe që e besoni më shumë”, u shpreh Berisha.

Megjithatë, mbetet për t’u parë se sa do t’i qëndrojë kreu i PD-së këtij premtimi ndërsa nuk harroi ti tregojë dhe njëherë vijën e kuqe Ervin Salianjit:

“Debatet i kemi të hapura. Por një gjë: në qoftë se ti vrapon për interesa private dhe flet në emër të PD-së, do të përfundosh njëlloj si ata të tjerët dhe pa asnjë emër”, tha Berisha.

Në fund, kreu i PD bëri thirrje që demokratët t’i bashkohen protestës kombëtare që do të mbahet më 24 janar para kryemnistrisë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme