Politika 12 January 2026, 19:24 Nga VNA

Foltorja e shtatë e PD-së zgjat 20 minuta/ Kritika e anëtarit të FRPD risia e vetme mes akuzave të zakonshme të Berishës

Ndaje në Whatsapp

Foltorja e shtatë e PD-së zgjat 20 minuta/ Kritika e anëtarit

Vetëm 20 minuta zgjati Foltorja e shtatë e Partisë Demokratike para Kryeministrisë, e cila ishte një kopje e atyre të mëparshmeve, me akuzat e zakonshme të kreut të PD, Sali Berisha.

Para pak mbështetësve, të cilët i ftohti i kishte rudhur në numër akoma më shumë, kryedemokrati tha se regjimin në Shqipëri, kudo që ta prekësh, rrjedh vetëm vjedhje.

“Ne kemi përballë sot regjimin më karikaturial, më të turpshëm, më të dekompozuar në Europë dhe në botë. Regjimin, që kudo që ta prekësh, rrjedh vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje të shqiptarëve. Regjimin, i cili mbahet në këmbë me mashtrime, me propagandë, me trillime,” tha Berisha.

Në tentativë për të bërë një paralelizëm me situatën e protestave në Iran, Berisha tha se rrugët e Teheranit janë të mbushura me opozitarë të guximshëm dhe sipas tij, këtë do të bëjë edhe Partia Demokratike.

“Prej dy javësh, rrugët e Teheranit dhe qyteteve të tjera të Iranit janë të mbushur me opozitarë të guximshëm, trima, të cilët, pavarësisht nga masakrat, breshëritë e ajatollahëve obskuranistë, ecin të sigurtë drejt fitores. Dhe ne këtu vijmë sepse kemi këtë besim. Sepse besojmë në idealet tona të drejta. Dhe se besojmë se këto ideale do triumfojnë së shpejti,” tha ai.

Por krahasimet e Berishës duket se janë sa për retorikën e radhës politike, sepse në realitet protestat e PD-së jo vetëm që nuk kanë intensitetin e duhur dhe madhësinë si në Iran, por nuk ushqejnë as shpresë tek qytetarët për ta mbështetur.

Problemin, të cilin Berisha e di por duket se refuzon ta zgjidh, e ngriti një nga të rinjtë e FRPD që mori fjalën në Foltore. Ai kritikoi mënyrën se si po menaxhohet partia, duke u shprehur se PD po riciklon dhe nuk po rigjeneron breza.

“Edhe sot e gjykoj të gabuar imponimin kundrejt demokratëve të disa figurave të papëlqyera mes nesh. Madje i gjej krejt pa vend gradimin e tyre në pozita drejtuese brenda PD apo Grupit Parlamentar. Shkelmuam pa kuptim procesin që vet e pompuam aq fort si shembull të demokracisë së brendshme, Primaret. Ju morëm hakun disa prej më të votuarve. Koncepti i demokratëve monark pas karriges, sidomos karriges opozitare, nuk i shkon PD si koncept. Çdokush ka një cikël politik. Të gjithë jemi të zëvendësishëm, dhe PD po riciklon, nuk po rigjeneron breza. Ndaj dhe në fund i morëm rezultatet zgjedhore,” u shpreh anëtari i PD.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme