Politika 26 January 2026, 19:47 Nga VNA

Foltorja e PD në mungesë të Berishës zgjat disa minuta, Këlliçi: Protesa e së shtunës i ka futur frikën Ramës

Ndaje në Whatsapp

Foltorja e PD në mungesë të Berishës zgjat disa minuta,

Partia Demokratike zhvilloi Foltoren e radhës para Kryeministrisë, këtë herë në mungesë të Sali Berishës, i cili ndodhet në Strasburg.

Foltorja që zgjati vetëm 26 minuta, fjalën kryesore para mbështetësve që ishin më pak se ato të mëparshmet, e pati deputeti Belind Këlliçi, i cili foli për protestën kombëtare që u mbajt para dy ditësh.

Sipas tij, tubimi i së shtunës ka tronditur themelet e qeverisë dhe i ka futur frikën kryeministrit Edi Rama.

“Protestë e jashtëzakonshme që tronditi themelet e pushtetit. Dy netë më parë narko-shteti dëshmoi se është më i dobët se kurrë. Me dhunë që buron nga humbja e kontrollit, nga frika dhe paranoja e fundit të pashmangshëm. I ka hyrë frika në palcë, çarja e madhe ka filluar. Frika me metoda mafioze është kthyer mbrapsht. Një pushtet kriminal nuk përdor dhunën vetëm për shpërndarje por edhe për të qetësuar veten. Dhuna ka qenë programi i sektit që kur erdhën në pushtet”, tha deputeti.

Këlliçi kërkoi gjithashtu lirimin e të arrestuarve pas protestës, ndërsa paralajmëroi se ditën e nesërme do të shkojnë me një grup mbështetësish në Gjykatën e Tiranës për të kërkuar lirimin e tyre.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme