Politika 21 October 2025, 18:11 Nga VNA

Florian Haçkaj: “Keqardhje për Fatos Nanon?! Kjo është trashëgimia e komunizmit”

Ndaje në Whatsapp
Florian Haçkaj: “Keqardhje për Fatos Nanon?! Kjo

Florian Haçkaj ka reaguar me tone të forta në rrjetet sociale, duke kritikuar ata që kanë shfaqur admirim për ish kryeministrin Fatos Nano pasi ky i fundit ndodhet në gjendje të renduar shëndetësore. 

Në një status të shoqëruar me foton e vilës së stërgjyshit të tij, Eqerem Zeqja, në Tiranë, Haçkaj ka kujtuar historinë e familjes së tij, që sipas tij u persekutua dhe iu konfiskua prona nga regjimi komunist në vitin 1948.

“Kjo në foto është shtëpia e stërgjyshit tim, Eqerem Zeqja! Një vilë e mrekullueshme e ndërtuar me djersë e shumë punë, të cilën e pushtuan të babëziturit komunistë në vitin 1948. Në atë ditë të urryer, gjyshja ime e ndjerë u kthye në shtëpi dhe gjeti pak plaçka e mobilje të ngarkuara në një kamion, bashkë me familjarët që u dëbuan pas torturave ndaj stërgjyshit tonë,” shkruan Haçkaj.

Ai shton se në vitin 1951 në këtë vilë u vendos familja Nano dhe aty lindi Fatos Nano në vitin 1952. Sipas tij, prona mbeti në duart e familjes Nano deri në fund të viteve ’90, ndërsa çdo përpjekje për ta rimarrë pas rënies së komunizmit është përballur me kërcënime e arrogancë.

“Kjo është trashëgimia e komunizmit: grabitje, dhunë, internime dhe padrejtësi që vazhdojnë të rëndojnë ndër breza,” shkruan Haçkaj, duke shtuar se ndien “vetëm një keqardhje — që Nano dhe të tjerë si ai nuk morën kurrë dënimin që meritonin për të kaluarën komuniste dhe për ruajtjen e strukturave të vjetra nën petkun e demokracisë.”

Në përfundim, ai thekson:

“Një popull që harron historinë e tij, është i destinuar ta përjetojë përsëri atë.”

https://www.facebook.com/share/p/1J1BDh6KgL/?mibextid=wwXIfr

 

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme