Politika 21 Tetor 2025, 12:16 Nga VNA

Florian Binaj nis takimet me përfaqësues të opozitës: Me kryetarët në zyrë, jo në fushatë. Programi po hartohet me ekspertë jo partiakë

Ndaje në Whatsapp
Florian Binaj nis takimet me përfaqësues të opozitës: Me

Kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës, Florian Binaj, zhvilloi sot një takim me përfaqësues dhe koordinatorë të partive opozitare që kanë shprehur mbështetjen për kandidaturën e tij. Në një prononcim për mediat pas takimit, ai theksoi se ky ishte vetëm hapi i parë në një seri takimesh që do të pasojnë për të koordinuar fushatën.

“Sot u zhvillua takimi i parë me përfaqësuesit dhe koordinatorët e partive të opozitës. Ishte një takim shumë i frytshëm dhe besoj se është i pari nga shumë të tjerë që na presin në ditët në vijim,” u shpreh Binaj.

Ai bëri të ditur se është duke punuar për programin elektoral me një grup ekspertësh të pavarur, duke theksuar se nuk do të nxitohet për ta publikuar, pasi synon një dokument serioz dhe gjithëpërfshirës për qytetarët.

“Gjërat për t’u bërë mirë duan kohë. Kur të jetë gati, do ta bëjmë publik dhe do t’ua prezantojmë qytetarëve të Tiranës,” shtoi ai.

Binaj u ndal edhe te marrëdhënia me drejtuesit e partive opozitare, duke theksuar se nuk ka zhvilluar ende takime me asnjërin prej tyre, por është i gatshëm ta bëjë në çdo moment. Megjithatë, ai qëndroi deklaratës së tij se nuk do të shfaqet në takime elektorale krah kryetarëve të partive.

“Nuk kam folur me zotin Berisha dhe kam thënë që në daljet në terren, në fushatë do jenë pa përfaqsimin e kryetarëve, por absolutisht jam i gatshëm të takojë çdo kryetar të partive të opozitës” deklaroi ai.

Duke iu përgjigjur komenteve se është i varur nga Partia Demokratike, Binaj u shpreh: “Jam një kandidat i pavarur, i mbështetur nga të gjitha partitë e opozitës. Dhe në qoftë se ju e shihni si një lloj varësie faktin që mbështetja vjen jo vetëm nga PD, por nga të gjtha partitë e tjera, po jam i varur edhe nga partia Mundësia, jam i varur nga partia Nisma Thurrje, nga Shqipëria Bëhet dhe nga partia Agrare.”

 

Video

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme