Politika 26 October 2025, 14:08 Nga VNA

Florian Binaj i përgjigjet Ramës: “Aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama”

Ndaje në Whatsapp
Florian Binaj i përgjigjet Ramës: “Aktori më i madh në

Kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, Florian Binaj, ka reaguar sot ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama në podcastin “Flasim”, ku ky i fundit e quajti “një zgjedhje të dëshpëruar të opozitës” dhe “aktor humori në rolin e kandidatit të pavarur”.

Në reagimin e tij, Binaj u shpreh me tone ironike:

“Aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, që u merr 140 milionë euro qytetarëve duke ‘i bindur’ se po bën incenerator pa vënë asnjë tullë! Prestigjator!”

Ky është reagimi i parë politik i Florian Binajt ndaj një akuze direkte nga kryeministri, ndërsa procesi zgjedhor për Bashkinë e Tiranës ende nuk ka një datë të shpallur zyrtarisht.

Rama shtoi se kandidatja e Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu, është “drejtuesja e duhur për Tiranën”, duke theksuar se “banorët e kryeqytetit do të dinë të zgjedhin seriozitetin përballë spektaklit”.

Polemika mes kryeministrit dhe kandidatit të opozitës sinjalizon nisjen e një fushate që pritet të jetë e mbushur me ironi dhe përplasje të forta publike, edhe pse data e zgjedhjeve mbetet ende e paqartë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme