Politika 6 October 2025, 21:48 Nga VNA

Florian Binaj falënderon opozitën për mbështetjen

Ndaje në Whatsapp
Florian Binaj falënderon opozitën për mbështetjen

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj, ka reaguar pas mbështetjes së shpallur nga Partia Demokratike, “Shqipëria Bëhet” dhe Nisma Thurje.

“Falënderoj për mbështetjen që i dha kandidimit tim si kandidat i pavarur Partia Demokratike, Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje. Mbetem i hapur për çdo mbështetje që do të vijë nga forcat opozitare,” shkruan Binaj.

Ai shprehet mirënjohës edhe ndaj qytetarëve të kryeqytetit që, sipas tij, e kanë inkurajuar në ditët e fundit: “Dëshiroj mbi të gjitha të falënderoj mijëra qytetarë të Tiranës, të cilët më kanë inkurajuar këto ditë. Kjo garë është për ju!”

“Unë nuk jam politikan, jam qytetar dhe partia ime jeni ju,” vijon aktori, duke theksuar se deri më sot ka luftuar padrejtësinë me humorin dhe artin e tij, ndërsa tani e fton publikun ta bëjë këtë përmes votës.

“Të dënojmë ata që na vodhën dhe bënë humor me ne! Ju ftoj të bëjmë bashkë mendjet dhe zemrat kundër pushtetit që po dhunon jetët dhe të ardhmen e fëmijëve tanë,” përfundon reagimi i Binajt.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme