Politika 13 December 2025, 18:00 Nga VNA

Flamur Noka përplaset me gazetarët dhe i bën të fala Karlos për Sonila Bejten

Ndaje në Whatsapp
Flamur Noka përplaset me gazetarët dhe i bën të fala Karlos

Pas mbledhjes së sotme të kryesisë së Partisë Demokratike, ku janë shënuar debate të ashpra mes Ervin Salianjit, Sali Berishës dhe Flamur Nokës, ky i fundit ka folur për gazetarët. Noka ka shmangur komentet mbi përplasjet brenda mbledhjes, duke u ndalur te mesazhi politik kundër qeverisë.

I pyetur për qëndrimin e tij lidhur me votën pro ndaj kërkesës së kryeministrit për anëtarësimin në Gjykatën Kushtetuese të Sonila Bejtjas, e konsideruar si e preferuara e Sali Berishës, përgjigjja e Flamur Nokës ishte e shkurtër dhe ironike: “Te fala Karlos”.

Më pas, në deklaratën e tij publike, Noka tha se mbledhja kishte si qëllim diskutimin dhe vendosjen në transparencë për shqiptarët të zhvillimeve të fundit.

“Ky takim kishte si qëllim për të diskutuar dhe për t’i vënë në transparencë shqiptarëve sulmin e këtyre ditëve dhe presionin që i është bërë Gjykatës Kushtetuese. Reforma në drejtësi ka vdekur, Edi Rama është legjislativi dhe narkosi,” u shpreh Noka.

Ai bëri thirrje për mobilizim qytetar, duke njoftuar protestën e radhës së opozitës. “I bëjmë thirrje shqiptarëve që më 22 dhjetor, në orën 17:00, të vërshojnë në bulevard. Nuk do të jetë vetëm një protestë, do të vijojmë protestën. Pa zgjedhje të lira asgjë tjetër nuk ka kuptim dhe as demokracia,” deklaroi ai.

I pyetur nga gazetarët nëse gjatë mbledhjes i është kërkuar dorëheqja, Flamur Noka reagoi duke e zhvendosur fokusin te ajo që e cilësoi si axhenda reale e opozitës.

“Unë po flas këtu për agjendën e PD-së, ju po flisni për agjendën e qeverisë. Sot dorëheqja e vetme që kërkohet nga gjithkush është ajo e Edi Ramës. Asnjë tjetër nuk e qetëson shpirtin e shqiptarëve të vjedhur. Dorëheqja ime apo e dikujt tjetër qetëson vetëm Ramën dhe shërbëtorët e tij, kjo është mëse e qartë,” tha Noka.

Duke iu referuar firmave për Avokatin e Popullit, ai shtoi se Partia Demokratike ka kërkuar ndjesë publikisht. “Për firmat për Avokatin e Popullit ne kërkuam ndjesë,” u shpreh ai.

Në përgjigje të pyetjes nëse e ndjen veten përgjegjës për këtë situatë, Noka kërkoi durim dhe sqaroi pozicionin e tij. “Kini durim. Ne kemi kërkuar ndjesë, kanë kërkuar edhe shumë nga firmëtarët. Ndjesa është për arsye sepse në ngutje e sipër dhe në një moment emocional, që lidhej me çështjen e Bashkisë… Flamur Noka ka debatuar me çdo firmëtar, është kundër dhe është shprehur kundër. Kam qenë ndër të vetmit që kam kërkuar llogari,” përfundoi ai.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme