Politika 30 April 2026, 12:37 Nga VNA

Flamur Noka: Mereme Sela, e vetmja demokrate që plotëson kriteret për të kandiduar për kryetare të PD

Ndaje në Whatsapp

Flamur Noka: Mereme Sela, e vetmja demokrate që plotëson kriteret

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka komentuar procesin e kandidimeve për drejtimin e partisë, duke përcaktuar se cilët nga emrat që kanë shprehur interes janë përfaqësues të vlerave demokrate.

Në një prononcim për mediat nga selia blu, Noka justifikoi mosregjistrimin e Ervin Salianjit dhe Alesia Balliut si kandidatë për kryetar të PD, duke i akuzuar për lidhje me figura pranë qeverisë. Sipas tij, njëri është “shërbëtor i Ergys Agasit”, ndërsa tjetra “e lidhur me Karlo Bolinon”, të cilin e etiketoi si “Vari Karlo”.

“Për Gysin nuk do të jetë kurrë kjo derë e hapur. Për ‘Vari Karlon’ nuk do të jetë kjo derë e hapur. Kur të hapet gara për administratorin e Gysit, le të aplikojnë atje. Për të qenë pjesë e PD duhet së pari të jesh demokrat dhe jo t’i shërbesh Ramës, por demokratëve”, u shpreh Noka.

Sipas tij, e vetmja demokrate që plotëson kriteret është Mereme Sela, kërkesa e së cilës për të kandiduar është pranuar nga strukturat e partisë.

“Mereme Sela është demokrate, është anëtare e partisë. Plotësimi i kritereve është çështje e institucioneve, por ajo është demokrate”, deklaroi Noka.

Zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike pritet të mbahen më 18 prill. Megjithatë, vëmendje ka tërhequr afati i shkurtër për regjistrimin e kandidaturave, pasi nga publikimi i vendimit deri në dorëzimin e dokumenteve kanë qenë më pak se 24 orë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme