Politika 23 January 2026, 10:36 Nga VNA

Jo vetëm Rama dhe Romina Kuko të ftuar në izrael. Ftesë dhe për PD

Ndaje në Whatsapp

Jo vetëm Rama dhe Romina Kuko të ftuar në izrael. Ftesë dhe

Dua t’ju informoj se të hënën e ardhshme do të kem një nder: do t’i drejtohem Knessetit, parlamentit izraelit, si kryeministër i Shqipërisë, pa lejen e këtyre”, – kështu deklaroi dje në parlament, në formë ironike, kryeministri Edi Rama, duke shpallur edhe një tjetër thumb ndaj kundërshtarëve të tij politikë pas ftesës së Bordit të Paqes nga presidenti Donald Trump.

Duke e paketuar këtë si një ngjarje që i është ofruar personaliteteve të larta si presidenti amerikan, kryeministri shqiptar nuk e fshehu krenarinë që të hënën e ardhshme do të flasë para parlamentit izraelit, edhe pse në fakt vitin e fundit vizitat në këtë vend nga shtete të ndryshme europiane pas masakrave në Gaza nuk konsiderohen ndonjë mburrje e madhe diplomatike.

Ministri i diasporës së Izraelit, Amichai Chikli, që në muajin dhjetor e ka shpallur aktivitetin qeveritar ku pritet të flasë Edi Rama. Në njoftimin e tij ishte e planifikuar të fliste në panel dhe deputetja Romina Kuko ndërsa i ftuar në këtë event është dhe kryetari i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme