Politika 4 March 2026, 17:01 Nga VNA

Fisnik Qosja nuk u beson denoncimeve të PD, i jep tenderin pa garë kompanisë “4S”

Ndaje në Whatsapp

Fisnik Qosja nuk u beson denoncimeve të PD, i jep tenderin pa garë

Kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, duket se nuk e merr parasysh shqetësimin e Partisë Demokratike për favorizimin e disa kompanive nga qeveria në prokurimet publike. Së fundmi, Bashkia e Kavajës ka dhënë një tender pa garë kompanisë “4S”, e cila është në pronësi të Xhino Sinanit, djalit të Shemsi Sinanit, një biznesmen që PD e ka akuzuar më herët si një nga të preferuarit e qeverisë në prokurimet publike.

Tenderi në fjalë është për blerjen e ushqimeve për Shtëpinë e të Moshuarve “Sefer Dervishi”, me vlerë 82 milionë lekë. Në këtë prokurim ka marrë pjesë vetëm subjekti “4S”, me një ofertë që arrinte sa 97.5% të vlerës së tenderit, dhe Bashkia e Kavajës e shpalli automatikisht fituese.

Fisnik Qosja nuk u beson denoncimeve të PD, i jep tenderin pa garë

Fisnik Qosja nuk u beson denoncimeve të PD, i jep tenderin pa garë

Pikëpyetjet nuk lidhen vetëm me mungesën e konkurrencës, por edhe me qëndrimin e kryebashkiakut Qosja, i cili duket se shmang linjën zyrtare të partisë së tij.

Për kujtesë, në dhjetor të vitit 2024, Partia Demokratike, përmes zëdhënëses për Antikorrupsion, Genta Vangji, denoncoi një tender të Operatorit të Blerjeve të Përqëndruara për blerje ushqimesh për Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në sistemin e burgjeve. Një nga kompanitë fituese ishte po “4S”, për të cilën përfaqësuesja e PD nuk kursente akuzat.

“Edhe kompanitë e familjes së Shemsi Sinanit, i cili u dënua me vendim të formës së prerë me 4 vite burg për korrupsion në tendera, përfshihen në këtë situatë. ‘4S shpk’ është në letra në pronësi të djalit të tij, Xhino Sinanit, dhe pothuajse çdo muaj fiton kontrata prokurimesh publike. Ndërkohë, ‘Sinani Trading shpk’, kompania tjetër e familjes, u përdor gjatë kryerjes së veprës penale për të cilën Shemsi Sinani u dënua, dhe më pas u dhurua fiktivisht djalit tjetër, Ledion Sinanit”, deklaronte asokohe Vangji.

Thënë këto, ndodhemi përballë një situate paradoksale, ku kompania që akuzohej nga PD që favorizohet nga qeveria në prokurimet publike, tani përfiton tender pa garë nga Bashkia e Kavajës, e drejtohet nga të djathtët.

Ngrihet dilema, a është kjo një rastësi, apo Fisnik Qosja nuk pajtohet me denoncimet e drejtuesve të partisë ku bën pjesë?

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme