Politika 24 Mars 2026, 22:12 Nga VNA

Filiali i kompanisë holandeze në Shqipëri, probleme me pagimin e taksave / “Në Shënjestër” zbulon kompanitë që fituan tenderin

Ndaje në Whatsapp
Filiali i kompanisë holandeze në Shqipëri, probleme me pagimin e

Emisioni Në Shënjestër në News24, në një dokumentar të transmetuar për portin e ri të Porto Romano, paraqiti një panoramë të zgjeruar mbi tenderat e zhvilluar deri më tani, si dhe kostot e ndërtimit dhe dyshimet mbi kompanitë e përfshira.
Historia nis në qershor të vitit 2021, kur Autoriteti Portual Durrës hapi tenderin për hartimin e projektit të detajuar teknik të portit të ri tregtar në Porto Romano, me një fond limit prej rreth 11 milionë euro pa TVSH.

Në garë morën pjesë 14 kompani dhe bashkime operatorësh, ndërsa fitues u shpall bashkimi: “Haskoning DHV Nederland B.V & Adec Engineering Consultancy L.L.C & Abkons Sh.P.K. & Taulant Sh.P.K & Geo-Eng Sh.P.K.”, me ofertë 11.4 milionë euro me TVSH. Kontrata u nënshkrua më 24 dhjetor 2021.
Gjashtë muaj më vonë, Autoriteti Portual Durrës shtoi edhe rreth 3 milionë euro në kontratë, duke e çuar vlerën totale të projektimit në 13.6 milionë euro me TVSH. Sipas shpjegimeve të kohës, kjo lidhej me një kërkesë të ardhur nga SHBA për përfshirjen e një baze autonome detare për Forcën Detare shqiptare, në funksion të bashkëpunimit me NATO-n.

Tenderi u konsiderua me “flamur të kuq” për shkak të skualifikimit të operatorëve konkurrues, përfshirë ofertën më të ulët. Ndërkohë, kompanitë fituese dorëzuan projektin brenda një afati më të shkurtër se ai i parashikuar.
Kompania kryesore ishte Haskoning DHV Nederland B.V, në pronësi të Royal Haskoning. Sipas të dhënave, kjo kompani ka pasur edhe një degë në Shqipëri, e regjistruar në vitin 2008 dhe e mbyllur në vitin 2018.

Nga bilancet rezulton se kjo degë është vendosur nën sekuestro nga tatimet në vitin 2015 për mosshlyerje detyrimesh, ndërsa më pas ka pezulluar aktivitetin dhe ka hyrë në likuidim. Ndërkohë, nuk rezultojnë detyrime të deklaruara, pavarësisht xhiros disa milionë euro në vit, duke ngritur pikëpyetje mbi evazion fiskal.

Pjesë e fituesve ishte edhe “Adec Engineering Consultancy” nga Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe “Abkons”, në pronësi të një kompanie të lidhur me Besnik Leskaj. Gjithashtu, përfshiheshin “Taulant Shpk” dhe “Geo-Eng”.

Edhe pse kontrata ishte lidhur, projekti u prezantua publikisht nga kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku vetëm një vit më vonë. Ndërtimi i fazës së parë parashikohej të kushtonte rreth 393 milionë euro, ndërsa sipas burimeve të tjera, kostoja totale e projektit mund të arrijë deri në 2 miliardë euro.

Megjithatë, deri më sot punimet në Porto Romano nuk kanë nisur dhe tenderi për ndërtimin është përballur me problematika. Kompania belge “Jan De Nul” u skualifikua dhe ankimimi i saj u rrëzua nga Komisioni i Prokurimit Publik, ndërsa çështja vijon në gjykatë.

Në garë mbeti vetëm “Archirodon Construction”, një kompani e regjistruar në Qipro, për të cilën janë ngritur dyshime për lidhje indirekte me kompani të tjera të diskutueshme.

Paralelisht, qeveria autorizoi negocim të drejtpërdrejtë për supervizimin e projektit me kompaninë Royal Haskoning, me një vlerë rreth 12 milionë euro, procedurë që është vënë në pikëpyetje për ligjshmërinë e saj.

Një tjetër kosto është ajo e shpronësimeve, që arrin rreth 8 milionë euro. Në total, deri tani janë shpenzuar rreth 41.3 milionë euro për projektimin, supervizimin dhe shpronësimet. Projekti i Porto Romanos është nën hetim nga SPAK, ndërsa opozita ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, kërkesë që është rrëzuar. Ndërkohë, projekti vijon të konsiderohet si një investim i madh strategjik, por ende pa nisur zbatimi konkret.

Video

Një aksident i rëndë ndodhi në pistën e LaGuardia Airport, ku një avion i Air Canada, që vinte nga Montreal, u përplas me një automjet zjarrfikës gjatë uljes. Pamjet video të publikuara tregojnë momentin dramatik kur zjarrfikësja, me drita emergjence aktive, kalon përpara avionit, i cili nuk arrin të ndalojë dhe e godet në pjesën e përparme. Si pasojë, humbën jetën dy pilotët, dhjetëra pasagjerë u plagosën dhe 41 persona u dërguan në spital. Pas aksidentit, aeroporti u mbyll përkohësisht dhe rifilloi operimin me kapacitet të reduktuar, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për vonesa dhe anulime fluturimesh.

Një avion transporti i forcave të armatosura të Kolumbia është rrëzuar këtë të hënë në zonën e Puerto Leguízamo, në jug të vendit. Sipas raportimeve të mediave vendase, avioni i tipit Lockheed C-130 Hercules, me më shumë se 110 persona në bord, është rrëzuar pak minuta pas ngritjes nga pista, në rrethana që ende nuk janë sqaruar. Burime për Blu Radio bëjnë me dije se autoritetet kanë nisur menjëherë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonën e aksidentit, ndërsa nuk ka ende një bilanc zyrtar për viktimat apo të mbijetuarit.

Janë pak apo nuk janë pak. Ta ndajë mendjen

Kur të vetëpërjashton Sali Berisha.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme