Politika 27 March 2026, 16:12 Nga VNA

Fijet e krimit në polici dhe integrimi, PD kërkon interpelancë me Lamallarin

Ndaje në Whatsapp

Fijet e krimit në polici dhe integrimi, PD kërkon interpelancë me

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar një kërkesë për interpelancë urgjente me Ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, duke vënë theksin te niveli i lartë i korrupsionit dhe infiltrimit të krimit të organizuar në radhët e Policisë së Shtetit

Sipas dokumentit të siguruar nga VNA, kjo kërkesë bazohet në gjetjet alarmante të raporteve ndërkombëtare dhe investigimeve mediatike që flasin për një problem sistemik të integritetit brenda strukturave të sigurisë.

Deputetët e PD-së referojnë Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2025, i cili thekson se Policia e Shtetit mbetet "thellësisht e ekspozuar ndaj korrupsionit" dhe se procesi i vetingut policor ka pasur një ndikim të kufizuar deri më tani. Po ashtu, përmendet "kultura e heshtjes" brenda institucioneve, ku punonjësit nuk raportojnë shkeljet e kolegëve për shkak të frikës nga hakmarrja.

Pikat konkrete të shqetësimeve të renditura nga deputetët e PD-së:

Në kërkesën e tyre, deputetët e opozitës listojnë një sërë shqetësimesh konkrete që lidhen me cënimin e sigurisë dhe besimit publik:

Infiltrimi i lartë kriminal: Referuar të dhënave të vitit 2024, rreth 163 punonjës policie janë arrestuar për shkelje të ndryshme, ndërsa në fund të vitit 2023 rreth 70 oficerë ishin nën hetim nga SPAK për lidhje me krimin e organizuar.

Implikimi i drejtuesve të lartë: Dekriptimi i aplikacioneve "Sky ECC" dhe "EncroChat" ka zbuluar lidhje të oficerëve të lartë, si rasti i ish-drejtuesve Oltion Bistri dhe Henerigert Mitri, të akuzuar për rrjedhje informacioni dhe lehtësim të veprimtarive kriminale, përfshirë kultivimin e kanabisit.

Prania e policisë në ngjarje kriminale: Deputetët përmendin si rast tronditës atentatin në Rinas ndaj Gilmando Danit, ku i plagosur mbeti edhe një punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), i cili ndodhej në shoqërinë e viktimës.

Dekonspirimi i operacioneve: Ekzistojnë dyshime serioze se punonjës të policisë kanë dhënë informacion për objektivat e grupeve kriminale dhe kanë paralajmëruar për kontrollet e forcave të rendit.

Dështimi i vetingut dhe rekrutimit: Janë dokumentuar raste të falsifikimit të dokumenteve të verifikimit të figurës për të mundësuar punësimin e individëve me rekorde kriminale në struktura si AMP.

Intimidimi i gazetarëve: Raporti i KE-së evidenton raste të intimidationit dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve investigativë nga ana e zyrtarëve shtetërorë dhe punonjësve të policisë.

Përmes kësaj interpelance, e cila do të realizohet nga deputeti Klevis Balliu, opozita kërkon shpjegime nga Ministri Lamallari mbi masat konkrete për të parandaluar infiltrimin e krimit, rezultatet e deritanishme të procesit të verifikimit të integritetit dhe përgjegjësinë hierarkike për emërimet e individëve me lidhje kriminale. Sipas PD-së, këto zhvillime kanë cënuar rëndë besueshmërinë e shtetit shqiptar përballë partnerëve ndërkombëtarë

Fijet e krimit në polici dhe integrimi, PD kërkon interpelancë me

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme