Politika 27 March 2026, 11:46 Nga VNA

Faturat e Shkodrës, sa e paguan kandidatët e PS dhe PD një televizion lokal

Ndaje në Whatsapp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke kontrolluar shpenzimet e partive politike dhe kandidatëve në zgjedhjet e 11 majit. Pasi ka marrë shpenzimet që subjektet kanë deklaruar, KQZ gjithashtu po grumbullon informacion zyrtar nga mediat përkatëse për të kryqëzuar të dhënat nëse ato përputhen me njëra tjetrën.

Kështu, komisioni ka kërkuar faturat e pagesave që kanë bërë kandidatët në media të ndryshme, përfshirë edhe median lokale.

Tashmë kanë mbërritur të dhënat e para. Shkresat e siguruara nga VNA, japin informacion për një televizion të vetëm lokal, me audiencë të kufizuar.

Ajo që kuptohet është se të dyja palët janë kujdesur të paguajnë këtë media të vogël gjatë fushatës, me shumë thuajse të ngjashme për të gjithë kandidatët e interesuar, duke vërtetuar, se të gjitha xhepat duhen kënaqur përpara zgjedhjeve.

Edhe pse dukshëm më shumë socialistë kanë investuar para në këtë media, edhe dy demokratë nuk janë kursyer. Më poshtë të dhënat e sakta të pagesave, të cilat ilustrojnë vetëm një segment se si kandidatët dhe partitë kënaqin të gjitha hapësirat e mundshme në fushatë, për propagandë ose për të frenuar qasjet kritike.

 

PD:

Luçiano Boçi 1500 euro

Kliti Hoti  1500 euro

 

PS:

Xhenis Çela  1500 euro

Enertil Cenaj 1000 euro

Edona Bilali 1500 euro

Besmir Lesha 1200 euro

Kejsi Spahija 1000 euro

Onid Bejleri 1500 euro

 

Faturat e Shkodrës, sa e paguan kandidatët e PS dhe PD një

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme