Politika 14 January 2026, 13:45 Nga VNA

“Faturat e Kuvendit Kombëtar janë të deklaruara”, Sali Berisha: Hetimi për pasurinë time është politik. Nuk kursen sulmet ndaj SPAK

Ndaje në Whatsapp

“Faturat e Kuvendit Kombëtar janë të deklaruara”,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka quajtur sulm politik hetimin pasuror ndaj tij, ku disa figura të PD janë thirrur në SPAK për t’u pyetur mbi financimin e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit 2021, që u mbajt në stadium.

Në deklaratën e sotme për mediat, Berisha tha se hetimi i pasurisë së tij është bërë me lupë, ndërsa hodhi akuza ndaj prokurorëve të SPAK që po merren me këtë çështje, duke thënë se janë primitivë dhe mashtrojnë publikisht.

“Hetimi pasuror i Berishës, është bërë me lupë, është finalizuar dhe është dërguar me kohë në gjykatë. Ky hetim politik që bëhet, nuk ka lidhje me asnjë hetim pasuror të Sali Berishës dhe të fëmijëve të tij. Është një hetim i mirëfilltë politik për Kuvendin e Rithemelimit për të cilin unë nuk kam asnjë vërejtje. Unë kam thënë dhe them, prokuroria duhet të jetë e lirë dhe ne qëndrojmë të hapur për çdo lloj veprimi. Por lidhja është mashtrim që ish xhelati i sigurimit të shtetit, në bashkëpunim me Dumanin i bënë çështjes. Janë primitiv, sepse në qoftë se ata do ta bënin atë hetim, unë do ta quaja gjë normale. Por faktin që ata nuk kanë çfarë të hetojnë, duan ta lidhin me diçka që të gënjejnë dëshmon se ata po bëjnë një hetim politik”, tha Berisha.

Kreu i PD nuk dinte asnjë shifër se sa ka shkuar fatura e Kuvendit Kombëtar, ndonëse shprehet se çdo faturë është e deklaruar.

“Është deklaruar çdo gjë, çdo financim i çdo personi. Kjo është deklaruar, nuk ka asgjë të fshehur. Dhe personat që e kanë financuar e kanë deklaruar atë sapo janë pyetur. Dhe ata besoj se po thërrasin emra, pra e dinë që këta kanë deklaruar. Kjo është e tëra. Asnjë shifër nuk kam parasysh”, tha Berisha.

Kujtojmë se gjatë kësaj jave, SPAK ka marrë në pyetje deputetin Belind Këlliçi dhe sekretarin për Diasporën në PD, Indrit Hoxha, në lidhje me hetimin që po bën për Kuvendin e Rithemelimit.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme