Politika 6 November 2025, 14:52 Nga VNA

Fatmir Xhafaj paralajmëron KLSH: “Do t’ju vij për kontroll, sepse nuk po e bëni punën mirë”

Ndaje në Whatsapp
Fatmir Xhafaj paralajmëron KLSH: “Do t’ju vij për

Ndërsa mazhoranca duket e hallakatur për çështjet hetimore ndaj ministrave dhe ish-ministrave, një ish-ministër vijon të ketë prioritet të punës kontrollin e institucioneve të pavarura. Pas dështimit me komisionin e posaçëm për të kontrolluar SPAK-un dhe institucionet e tjera të drejtësisë, Fatmir Xhafaj sot në Parlament ka paralajmëruar një tjetër drejtues institucioni — atë të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

“Është kjo mazhorancë e kësaj qeverie që i ka dhënë këtij institucioni, punonjësve të tij, gjithë mbështetjen e nevojshme të kryejë detyrën me përgjegjësi, llogaridhënie dhe profesionalizëm,” tha Xhafaj, duke shtuar se raporti i prezantuar tregon një realitet kompleks: një institucion që ka avancuar në disa drejtime, por që ende nuk e ka përmbushur potencialin e tij të plotë kushtetues.

Gjatë diskutimeve për raportin vjetor të KLSH-së në komisionin e përbashkët me atë të ekonomisë, ai vlerësoi rritjen e auditimeve në sektorë me risk të lartë fiskal, si prokurimet publike, investimet infrastrukturore, shërbimet publike dhe menaxhimi i pasurisë shtetërore. Megjithatë, Xhafaj theksoi se sfidat mbeten të shumta, sidomos në përcaktimin e kritereve të vjetërsisë, lëvizjeve në detyrë dhe shpërndarjes së ngarkesës së punës, të cilat — sipas tij — cenojnë profesionalizmin dhe motivimin e stafit.

Në fjalën e tij, Xhafaj e konsideroi prioritet çështjen e integritetit dhe etikës së punonjësve, veçanërisht të audituesve, duke kërkuar më shumë efikasitet, transparencë dhe profesionalizëm në rolin kontrollues të KLSH-së. Ai reagoi edhe ndaj abuzimeve të bëra në sallë me rastin e një punonjësi të institucionit, duke kujtuar se “Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk auditon personat, as funksionet, por institucionet — dhe kjo është parimore.”

Në përmbyllje, deputeti socialist paralajmëroi ngritjen e një nënkomisioni për auditimin e sektorit publik brenda Komisionit të Ekonomisë, të cilin e quajti “një mekanizëm të domosdoshëm për të rritur llogaridhënien e KLSH-së dhe për t’iu përgjigjur pyetjes themelore të çdo sistemi kontrolli: kush kontrollon kontrollorin?”

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme