Politika 24 February 2026, 11:25 Nga VNA

Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja e Gërdecit

Ndaje në Whatsapp
Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili akuzohet si një nga përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit me 26 të vrarë e qindra të plagosur, kërkon përjashtimin e gjyqtares së posaçme Irena Gjoka. Në kërkesën e depozituar, Mediu pretendoi se gjyqtarja Irena Gjoka nuk mund të ishte gjyqtare e çështjes, referuar kjo një vendimmarrjeje të gjykatës së lartë.

Mbrojtësi ligjor pretendon se gjyqtarja paraprake mund të jetë gjyqtare e çështjes në themel vetëm kur gjykimi është i shkurtuar, jo i zakonshëm, si në rastin e Mediut. Ish-ministri i Mbrojtjes është nën akuzë për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim me kuadrin ushtarak komandues lidhur me ngjarjen e 15 marsit 2008 në Gërdec, ku nga shpërthimi i një punishteje demontimi armësh u vranë 26 persona, përfshirë edhe fëmijë, u plagosën qindra të tjerë dhe u shkaktuan miliona euro dëme.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme