Politika 12 December 2025, 17:03 Nga VNA

Çfarë do të thotë vendimi i sotëm për përplasjen qeveri–drejtësi në Gjykatën Kushtetuese

Ndaje në Whatsapp
Çfarë do të thotë vendimi i sotëm për

Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese do të thotë se përplasja mes qeverisë dhe drejtësisë nuk është mbyllur, por është shtyrë për një ballafaqim të plotë institucional. Më 21 janar 2026, në një seancë publike, përfaqësues të SPAK, GJKKO, Kryeministrisë, Presidencës dhe Kuvendit, përmes juristëve të tyre, do të paraqesin argumentet pro dhe kundër.

Gjykata Kushtetuese do të interpretojë nenin 103 të Kushtetutës dhe do t’i japë përgjigje pyetjes thelbësore: a duhet të pezullohet nga detyra një anëtar i kabinetit qeveritar në momentin kur është nën hetim nga SPAK. Ky është thelbi i konfliktit mes pushtetit ekzekutiv dhe sistemit të drejtësisë. Kryeministri shkon edhe më tej, duke pretenduar se GJKKO ka cenuar kompetencat e Presidentit dhe të Kuvendit.

Vendimi i sotëm nuk i afekton hetimet e SPAK. Hetimet ndaj Ballukut vijojnë dhe ajo mbetet zyrtarisht e pandehur për dyshimet mbi tenderimin e tunelit të Llogarasë dhe favorizimet në procedurat e prokurimit.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme