Politika 1 December 2025, 12:56 Nga VNA

Çfarë di Ilir Meta për 21 janarin? Ja si përgjigjet ish-kryeministri Sali Berisha

Ndaje në Whatsapp

Çfarë di Ilir Meta për 21 janarin? Ja si përgjigjet

Çfarë di Ilir Meta për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit? I pyetur lidhur me kërkesën e ish-presidentit Meta për t’u marrë në pyetje për 21 janarin, Sali Berisha e mori atë në mbrojtje dhe tha se mund të ketë gjëra për të sqaruar.

“Nuk kam dijeni se cilat gjëra di Ilir Meta, më shumë se ç’di unë. Mund të di, sepse çdo njeri ka… është normale. Ju e dini se ajo ngjarje ka në bazë falsifikimin dhe aty fillon, falsifikimin, manipulimin e një regjistrimi të ish-ministrit të ndjerit Prifti, i cili për hir të së vërtetës do mund të më bënte presion, por unë i thashë: sa të dalësh nga dera ime bëje publike. Por ky jam unë, s’mund të më marrë peng kush mua. Ilir Meta mund të ketë gjëra për të sqaruar më shumë se unë në këtë drejtim. Ai e çoi regjistrimin në një institut italian shumë serioz dhe ata deklaruan se është 28 herë copy paste. E ka manipuluar Rama dhe Filip Çakulli, e kam denoncuar edhe më herët. Shpresoj të merren me seriozitetin më të madh për këtë çështje”, tha Berisha.

Për demonstratën e dhunshme të 21 janarit, SPAK mori pas 14 vitesh dëshminë e ish-kryeministrit Berisha.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme