Politika 15 September 2025, 08:05 Nga VNA

Farage kërkon deportime, Rama: “Kush do t’ju ndërtojë shtëpitë e do t’ju shërbejë kafen?”

Ndaje në Whatsapp
Farage kërkon deportime, Rama: “Kush do t’ju ndërtojë

Kryeministri  Rama, në një intervistë për Times Radio Politics, iu kundërpërgjigj Nigel Farage pas deklaratave të këtij të fundit për shqiptarët në Britani.

Rama e quajti “marrëzi” pretendimin e Farage se “1 në çdo 50 shqiptarë në Britani është në burg” dhe tha se shifrat e vërteta tregojnë të kundërtën.

“Numrat dhe shifrat tani janë bërë më shumë çështje opinioni dhe emocioni… numri i shqiptarëve që futen ilegalisht ka rënë në nivele të papërfillshme. Nuk ekziston diçka e tillë,” u shpreh Rama.

Duke iu përgjigjur narrativës së Farage për sigurinë, ai shtoi:

“Nëse kjo është qasja e Mbretërisë së Bashkuar, atëherë ku do t’i gjeni njerëzit për të ndërtuar shtëpitë tuaja, kush do t’ju shërbejë kafen, kush do të jenë taksistët dhe shoferët tuaj?”

Kryeministri Rama e ftoi sërish Farage që të vizitojë Shqipërinë:

“Nuk është thjesht një vend i bukur, është vendi më i bukur… ka ende shumë natyrë të pa shkatërruar dhe shumë nga Europa e Mesme siç ishte dikur. Jam i bindur se si konservator, zoti Farage do ta pëlqejë shumë.”

Ndërkohë, Farage disa ditë më parë kishte deklaruar para anëtarëve të Reform UK se takimi me Ramën “do të përfshijë edhe mundësinë e transportit të një ngarkese me persona të dënuar, ndoshta edhe me një avion shumë të madh”. Ai shtoi se qëllimi i tij është “të deportojmë kriminelë të huaj. Do të ndalojmë anijet dhe do t’i dërgojmë mbrapsht ata që hyjnë ilegalisht në vendin tonë”.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme