Politika 14 January 2026, 13:11 Nga VNA

"Familjet në Durrës presin dëmshpërblim", Klodiana Lala i përgjigjet Ramës: Të sfidoj të publikosh një foto nga inceneratori i Tiranës

Ndaje në Whatsapp

"Familjet në Durrës presin dëmshpërblim", Klodiana

Gazetarja Klodiana Lala i është përgjigjur reagimit të kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit replikoi ndaj një postimi të saj ku ngrinte shqetësime për përmbytjet në Durrës dhe mosfunksionimin e inceneratorit të Tiranës. Lala e sfidon Ramën që të publikojë një foto nga inceneratori i Tiranës, për të cilin thotë se ka “gllabëruar miliona euro”, ndërsa i bën thirrje që të përballen në debat për çështjet e ngritura.

Gazetarja i kujton gjithashtu kryeministrit situatën në Durrës, ku sipas saj 1500 banesa dhe mijëra hektarë tokë janë nën ujë, ndërsa familjet e prekura presin ende dëmshpërblim.

“I paska dalë gjumi mbretit lakuriq… o mbret që s’ta tha njeri që je lakuriq prej 14 vitesh.
Të sfidoj të më dërgosh një foto të inceneratorit të Tiranës që na ka gllabëruar mln euro.
Pastaj më etiketo si të duash. Lëkura shollë na është bërë nga balta juaj!
Nëse ke kurajo, përballem në debat kur të duash!
PS. Mos harro, në Durrës ke 1500 shtëpi dhe mijëra hektarë tokë nën ujë. Presin dëmshpërblim”, shkruan Klodiana Lala.

Kujtojmë se kjo është një tjetër përplasje publike e kryeministrit me gazetarë, pas debatit të mëparshëm që ai pati edhe me Blendi Fevziun.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme