Politika 12 October 2025, 10:19 Nga VNA

Evis Sala në podcastin e Ramës: Nga “doktoratura në Cambridge” tek “spitalet më të mira në Europë”

Ndaje në Whatsapp
Evis Sala në podcastin e Ramës: Nga “doktoratura në

Në episodin e fundit të podcastit “Flasim”, Edi Rama kishte ftuar ministren e re të Shëndetësisë, Evis Sala — një bisedë që nisi me batutën e tij tipike: “karriera jote është shumë e gjatë, si fjalimet e mia”. Ironia nuk mungoi as në atmosferë: një kryeministër që flet gjatë, një ministre që prej tri javësh është në detyrë — nga të cilat një javë e ka kaluar në një konferencë në Londër — dhe një temë serioze, si sistemi shëndetësor, e kthyer në një rrëfim të lehtë “motivues”.

Rama e prezantoi Salën si profesioniste me karrierë jashtë vendit, ndërsa ajo përmendi doktoraturën në Cambridge dhe përvojat në sisteme të avancuara. Por CV-ja e saj tregon një tjetër realitet: përpara emërimit, ajo ka qenë “founding rector” e “Balkan University”, një projekt i lidhur me investimet e Klodian Allajbeut, pronar i spitaleve “American Hospital” dhe “Hygea”. Një detaj që e bën më të vështirë të besohet se ministrja e re “nuk njihte” shëndetësinë shqiptare.

Nëse spitalet shqiptare janë me standarde europiane, siç thotë ministrja Sala, mbetet pyetja: a flasim për të njëjtin sistem ku mungon personeli, medikamentet, pajisjet bazike dhe ku qytetarët detyrohen të paguajnë për shërbime që ligjërisht duhet të jenë falas? Apo ndoshta, për Evis Salën, Shqipëria ka hyrë tashmë në Europë – të paktën në imagjinatën e saj kjo ka ndodhur…

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme