Politika 10 November 2025, 14:51 Nga VNA

Sulmet ndaj Ambasadorit Gonzato, “Etika” përjashton Berishën me 10 ditë nga punimet e Kuvendit

Ndaje në Whatsapp
Sulmet ndaj Ambasadorit Gonzato, “Etika” përjashton

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën u mblodh sot për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste, e cila kërkonte vendosjen e një mase disiplinore ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Pas diskutimeve, Sekretariati vendosi që Berisha të përjashtohet për 10 ditë nga punimet e Kuvendit. Kjo masë erdhi pas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, i cili kishte propozuar një përjashtim prej 30 ditësh, pas deklaratave të Berishës në lidhje me qëndrimin e ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ndaj ligjit për barazinë gjinore.

Disa orë para se ligji për barazinë gjinore të votohej në Kuvend, kreu i PD tha se nuk vjen si direktivë e Bashkimit Europian, ndryshe nga ç'kishte deklaruar më parë ambasadori i BE-së. Berisha tha se ambasadori nuk mund t’i impononte shoqërisë shqiptare "standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore".

“Ambasadorit të BE i them kaq, zotëri ne absolutisht ne respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por përpjekjet tua për t’i imponuar shoqërisë shqiptare standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, të gjinisë në diversitet të gjerë, përveç asaj binare, dhe i them këtu, edhe në statusin tënd je binar. Nuk merremi ne me trajtimin, ka fëmijë, ka pasur grua, ka marrë vendimet e tij më pas, siç e ka shpjeguar, se nuk dua të merrem me jetën e tij personale fare. Kështu që ligji nuk ka asgjë të përbashkët. Le t’u thotë shqiptarëve se cila direktivë e BE bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore. Të dalë, ta nxjerrë aty”, tha Berisha.


Vendimi pritet të formalizohet në seancën plenare të ardhshme, ndërsa përjashtimi 10-ditor i Sali Berishës nga punimet e Kuvendit hyn në fuqi menjëherë pas miratimit.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme