Politika 20 December 2025, 11:47 Nga VNA

Çështja Balluku/ PD kërkon mbledhjen e menjëhershme të Këshillit të Mandateve: Rama është urdhëruesi i vërtetë

Ndaje në Whatsapp

Çështja Balluku/ PD kërkon mbledhjen e menjëhershme

Një ditë pas shtyrjes së mbledhjes së Këshillit të Mandateve, pesë anëtarët e Partisë Demokratike në këtë Këshill dalën sot përpara mediave për të kërkuar thirrjen e menjëhershme të seancës së radhës.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, theksoi se kjo është hera e parë që një mbledhje e Këshillit të Mandateve shtyhet pa caktuar një datë të re dhe i bëri thirrje kryetarit Niko Peleshi të zbatojë ligjin dhe rregulloren.

“Po tentohet të zvarritet ngjarja. Këshilli i Mandateve është mbledhur gjithmonë brenda 48 orësh. Dje morëm dosjen e plotë nga Prokuroria. Për pesë herë gjatë mbledhjes u tentua të intimidohen prokurorët, por dua të vlerësoj integritetin e tyre”, deklaroi Bardhi.

Ai shtoi se PD ka kërkuar mbledhjen për të martën në orën 11:00, duke theksuar rëndësinë e dëgjimit të argumenteve dhe mbrojtjes së të pandehurës Belinda Balluku.

“Bëj thirrje kryetarit të Kuvendit të zbatojë ligjin dhe rregulloren, të thërrasë mbledhjen e Këshillit në fillim të javës dhe Prokuroria të mund të kryejë veprimet e mëtejshme”, theksoi ai.

Sipas Bardhit, Rama kërkon të marrë kohë për veten e tij, pasi ishte vetë ai që prezantoi ministren Balluku me kompaninë turke, e cila më pas fitoi kontratën pa procedura dhe në shkelje të plotë të ligjit.

“Nuk ka shqiptar që nuk e di se Belinda Balluku nuk e identifikoi e vetme, pa porosi dhe pa urdhër të Edi Ramës, kompaninë turke për ndërtimin e tunelit,” theksoi ai.

Ai përfundoi me një thirrje ndaj kryeministrit Edi Rama, që të heqë dorë nga çdo tentativë për të penguar drejtësinë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme