Politika 1 December 2025, 15:36 Nga VNA

Çështja Balluku në Kushtetuese/ Rama i përgjigjet Berishës: Nuk bëj presion, jam palë në proces  

Ndaje në Whatsapp

Çështja Balluku në Kushtetuese/ Rama i përgjigjet

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD, Sali Berisha, kanë replikuar në distancë për ankimimin në Gjykatën Kushtetuese të vendimit të GJKKO për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra.

Në deklaratën e sotme për mediat, Berisha tha se kryeministri me komentet e tij për vendimin, po bën presion të hapur mbi Gjykatën Kushtetuese. Ai gjithashtu tha se Rama ka mashtruar shqiptarët duke sjellë shembullin e Komisionit të Venecias dhe për këtë do ta padisë për “mashtrim publik”.

“Dje Edi Rama mori përsipër presionin e jashtëzakonshëm mbi Gjykatën Kushtetuese, presion të hapur, të dënuar me ligj në cdo vend për të mbrojtur veten e tij dhe Belindën, pas shpinës të së cilës ka ngrënë vetë dardha dhe kumbulla të prishura. Le të marrim pak sulmin…e paskrupullt e pashembullt, ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe sistemit europian të drejtësisë së Komisionit të Venecias përsa mund të kuptohet kur ky mashtrues i referohet Komisionit për gjëra që kurrë nuk i ka thënë. Edi Rama thotë se pezullimi i Ballukut duke iu referuar Komisionit të Venecias është joproporcioanl, por është mashtrim. Komisioni I Venecias kërkon proporcionalitet dhe është një nga parimet bazë të Kushtetutës së Shqipërisë. PD do të bëjë një padi për mashtrim publik ndaj Edi Ramës. Ai do paditet që nesër për mashtrim publik para qytetarëve për këto që thotë”, tha ai.

Pak orë pas deklaratës së Berishës, erdhi dhe reagimi i kryeministrit përmes një videoje në facebook. Rama tha se ankimin e pezullimit të Ballukut nga detyra e ka bërë si kryeministër. Referuar kësaj, ai tha se nuk bën presion ndaj askujt, por është palë në proces, duke pretenduar se ka legjitimitetin të flasë për këtë çështje.

“E kam ankimuar unë, natyrisht si kryeministër dhe jo si Edi Rama, dhe natyrisht jo për një individ, një ministër që në këtë rast është edhe zëvendëskryeministër, por për parimin. Për parimin e moscenimit të balancës mes pushteteve. Për parimin e mosndërhyrjes së një pushteti të pavarur në përbërjen e pushtetit të pavarur ekzekutiv. Për parimin e mosmarrjes së kompetencave të kryeministrit dhe të presidentit nga një prokuror dhe një gjykatës. Nëse pezullimi i një ministri nga një prokuror dhe një gjykatës sot do të legjitimohej si një e drejtë e ligjshme e drejtësisë, atëherë shtrirja e krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës me ekzekutivin dhe me vetë jetën politike shqiptare do të krijonte një precedent të rrezikshëm dhe kërcënues”, tha Rama.

Kryeministri gjithashtu insistoi se beteja institucionale për rastin në fjalë është për të mos lejuar atë që nga Komisioni i Venecias e konsideron shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve.

“Është një betejë institucionale gjyqësore për të mos lejuar atë që nga Komisioni i Venecias konsiderohet shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve. Pra, unë jam palë dhe flas si palë, nuk i bëj presion askujt dhe nuk flas për një proces gjyqësor që zhvillohet diku dhe nuk ka lidhje me rolin tim”, tha Rama.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme