Politika 24 March 2026, 07:57 Nga VNA

Ervin Salianji shpall kandidaturën për kryetar të PD: më 23 maj do të garoj kundër Sali Berishës

Ndaje në Whatsapp
Ervin Salianji shpall kandidaturën për kryetar të PD: më 23

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi në emisionin “Opinion” se më 23 maj do të kandidojë për kryetar të PD, duke sfiduar në këtë garë elektorale Sali Berisha.

Salianji u shpreh se me situatën aktuale Partia Demokratike nuk është në gjendje të fitojë zgjedhjet përballë Partisë Socialiste.

“Patjetër që do të kandidoj, do të jem në garë më 23 maj. Kam bërë një tur takimesh dhe kam shprehur shqetësimet që demokratët i kanë dhe është bërë një ndarje mendimesh. Unë nuk jam marrë me Berishën dhe me askënd tjetër. Jam marrë me shqetësimet që kanë demokratët për ta bërë PD fituese. PD kështu siç është, është një parti që nuk fiton dot. Unë nuk kam pasur asnjë shqetësim me Berishën dhe asnjë konflikt”, tha Salianji.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme