Politika 17 Dhjetor 2025, 18:59 Nga VNA

Ervin Salianji i përgjigjet Sali Berishës: Akuzat janë të fabrikuara. Arjan Ndojin që udhëtonte me kriminelë nuk e futa unë në listë për deputet

Ndaje në Whatsapp
Ervin Salianji i përgjigjet Sali Berishës: Akuzat janë të

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar publikisht ndaj akuzave të hedhura në adresë të tij, në një status ku i konsideron ato si të fabrikuara dhe pjesë të një mjerimi politik që synon ta ndalojë nga përballja elektorale.

Salianji shprehet se e vetmja mënyrë që, sipas tij, Edi Rama gjeti për ta penguar në zgjedhje, ishin akuzat e rreme, në një betejë që ai e përshkruan si përballje direkte me një prej grupeve mafioze më të fuqishme në vend. Ai thekson se në garë të hapur ka treguar se fiton, duke përmendur përballjet politike në Korçë, Kavajë dhe brenda vetë Partisë Demokratike.

“Forca ime e vetme janë personaliteti, vullneti im dhe mbështetja e njerëzve”, shkruan Salianji.

Duke iu referuar akuzave se ka takuar persona që ai vetë i ka denoncuar prej vitesh, përfshirë emrin e Suel Çelës, Salianji i cilëson këto pretendime si “imagjinare” dhe dëshmi të mjerimit politik, veçanërisht kur, sipas tij, dihet se figura të tjera kanë pasur lidhje të drejtpërdrejta me elementë kriminalë për interesa personale.

Salianji flet edhe për deputetin e PD, Arjan Ndoja, për të cilin thotë se nuk e ka futur ai në listë një ish-prokuror që udhëtonte në makinë me kriminelë.

“Sa më përket mua, unë nuk kam emëruar, as komanduar struktura për të zgjedhur deputet të Partisë Demokratike dikë që, në funksionin e prokurorit që duhet të luftojë bandat, gjendet në makinë me to, nën breshërinë e plumbave me kriminelë ndër më të rrezikshmit! Kjo është vijë e kuqe dhe dëmtim i kartës morale të opozitës”, tha Salianji.

Ai shton se në kushte normale të një demokracie do t’i përballte këto akuza në gjykatë, por sqaron se reagimi publik vjen për shkak të një beteje politike që lidhet drejtpërdrejt me fatin e Partisë Demokratike.

“Në vend të kësaj, do të vazhdoj si gjithmonë: në vendngjarjet e krimit, korrupsionit dhe bashkëpunëtorëve të tyre në pazare”, shprehet ai.

Salianji rendit një sërë problematikash që, sipas tij, demokratët dhe shoqëria po i artikulojnë hapur, nga humbjet e njëpasnjëshme dhe mosmbajtja e fjalës, te degradimi i debatit politik, promovimi i humbësve serialë, mungesa e protestave dhe pamundësia për ta bërë Partinë Demokratike forcë fituese.

Në këtë kontekst, ai akuzon drejtuesit aktualë se, në vend që të japin llogari, përbaltin demokratët dhe kërkojnë llogari prej tyre.

Në një nga pasazhet më të forta të reagimit, Salianji vendos një “vijë të kuqe morale”, duke deklaruar se ai kurrë nuk ka emëruar apo komanduar struktura që të çonin në zgjedhjen si deputet të Partisë Demokratike të një personi që, në funksionin e prokurorit, është gjetur në makinë me banda kriminale nën breshërinë e plumbave.

“Kjo është dëmtim i kartës morale të opozitës”, thekson ai.

Në mbyllje, Salianji deklaron se do të vazhdojë rrugën e tij politike përmes takimeve direkte me demokratët, “ballë për ballë, me lirinë dhe të vërtetën”, duke nënvizuar se demokratët dhe qytetarët opozitarë meritojnë rotacion politik.

Video

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Kur ke 36 vjet që drejton PD dhe hyn në “garë” për ta mbajt dhe ca kohë…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme