Politika 17 March 2026, 21:04 Nga VNA

Ervin Salianji do të hyjë në garë për kreun e PD duke sfiduar Sali Berishën në zgjedhjet e majit

Ndaje në Whatsapp
Ervin Salianji do të hyjë në garë për kreun e PD duke

Ervin Salianji do të sfidojë zyrtarisht Sali Berishën në garën për kryetar partie që do të zhvillohet në maj. Burime të VNA konfirmojnë se zoti Salianji do të jetë kandidat zyrtar në garën e shpallur sot nga PD dhe se do të regjistrohet për të qenë pjesë e saj.

Prej disa muajsh ish-deputeti i PD nuk e ka fshehur ambicien e tij për të marrë një rol drejtues në partinë më të madhe të opozitës dhe ka organizuar dhjetëra takime të suksesshme me demokratë në qytete të ndryshme të vendit.

Pas këtyre takimeve, në fakt, Sali Berisha e shpalli Salianjin “non grata”, duke e cilësuar si një person që ka shkelur “vijat e kuqe” të partisë. Me gjasë ky përcaktim lidhet pikërisht me afrimin e procesit të zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD, për të cilin në fakt, bazuar në statut, Sali Berisha nuk duhet të kandidojë, pasi në statutin e PD thuhet qartë se kryetari që drejton partinë dhe humb në zgjedhjet e përgjithshme largohet nga drejtimi pa të drejtë rikandidimi.

Por meqë PD është praktikisht dhe zyrtarisht pronë e Sali Berishës, askush nuk mund ta sfidojë atë në pronën që ka mbajtur për 35 vjet me radhë. Përveç ndonjë kandidati fals, që zakonisht Berisha e zgjedh vetë, që gara të mos jetë me një kandidat të vetëm.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme