Politika 26 March 2026, 10:41 Nga VNA

Ervin Demo jep “lajmin e mirë”: mblidhet bordi i transparencës ndërsa çmimi i naftës vazhdon të rritet

Ndaje në Whatsapp

Ervin Demo jep “lajmin e mirë”: mblidhet bordi i

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, dha atë që u paraqit si një lajm i mirë: sot do të mblidhet Bordi i Transparencës për të rishikuar çmimet e karburanteve.

Mbledhja e bordit vjen si një reagim i vonuar ndaj lëvizjeve në tregjet ndërkombëtare, të cilat në Shqipëri zakonisht reflektohen shumë më shpejt në rritje sesa në ulje në pikat e karburantit.

Ndërkohë që disa vende kanë ndërmarrë masa konkrete, si ulja e taksave për karburantet, Shqipëria pas disa javësh rritjeje çmimesh vendos të bëjë atë që di më mirë: të mbledhë bordin. Pa asnjë garanci se kjo do të ketë ndonjë ndikim real në uljen e çmimit të naftës, benzinës apo gazit.

Rritja e çmimeve lidhet edhe me tensionet në Lindjen e Mesme. Pas shpërthimit të konfliktit në Iran, tregjet globale të energjisë pësuan një goditje të fortë, duke çuar në shtrenjtimin e “arit të zi” në bursat ndërkombëtare.

Në Shqipëri, ndërkohë, qytetarët presin të shohin nëse mbledhja e radhës e Bordit të Transparencës do të prodhojë më shumë se sa një njoftim.

Lexo gjithashtu

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme