Politika 12 February 2026, 17:22 Nga VNA

Ermal Hasimja dështon të bashkojë opozitën, nuk shkojnë në tryezë Lapaj, Shehaj dhe Qori

Ndaje në Whatsapp

Ermal Hasimja dështon të bashkojë opozitën, nuk shkojnë

Forumi për Dialogun Politik, i udhëhequr nga politologu Ermal Hasimja, nuk arriti të bashkojë në një tryezë pjesëtarët e opozitës që nuk bashkëpunojnë me PD-në dhe aleatët e saj.

Takimi, i cili kishte si qëllim të dalë me një deklaratë të përbashkët për aksionin politik opozitar dhe reformën zgjedhore, mblodhi përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe disa nga aleatët e saj, por askush nuk u paraqit nga partitë e Adratik Lapajt, Agron Shehajt dhe Arlind Qorit.

Ndërsa për Shehaj dhe Qorin shpresat për pjesëmarrje dukeshin të shuar, Hasimja pohon se negociatat me Lapajn po vazhdojnë.

“Kemi diskutuar vazhdimisht, i takojmë dhe nuk shohim ndonjë arsye që Shqipëria Bëhet të mos jetë pjesë e kësaj tryeze,” tha ai.

Dy orë diskutimesh duket se mjaftuan për përfaqësuesit politikë dhe Forumit për Dialog Politik, që të dalin me një qëndrim të përbashkët. Nga kjo tryezë u qartësua se më 20 shkurt, Partia Demokratike nuk do të jetë vetëm në shesh, por gjithashtu do të ketë një qëndrim të unifikuar për Kodin Zgjedhor dhe do të mbështesë drejtësinë.

PD u përfaqësua në tryezë nga nënkryetari Luçiano Boçi, pasi ishte pranuar kërkesa e mëparshme e Lapajt për të shmangur pjesëmarrjen e liderëve të forcave të tjera.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme