Politika 27 November 2025, 12:01 Nga VNA

Erion Veliaj sërish në Kushtetuese, kësaj radhe kërkon të dalë nga burgu

Ndaje në Whatsapp

Erion Veliaj sërish në Kushtetuese, kësaj radhe kërkon

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për heqjen e masës së sigurisë arrest në burg.

Erion Veliaj i kërkon Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të tre vendimive të GJKKO dhe Gjykatës së Lartë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për shkak të shkeljes të rëndë të procesit të rregullt, proporcionalitetit dhe prezumimit të pafajësisë.

Veliaj mbahet në paraburgim prej 10 shkurtit të këtij viti. Kryebashkiaku i Tiranës është i pandehur për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Më herët, Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Veliajt nga detyra e kryebashkiakut dhe pezulloi zgjedhjet për Bashkinë Tiranë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme