Politika 24 February 2026, 09:04 Nga VNA

Erion Veliaj përballet me Apelin e Posaçëm, kërkon lirimin nga “arresti me burg”

Ndaje në Whatsapp
Erion Veliaj përballet me Apelin e Posaçëm, kërkon lirimin

Sot kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të përballet me Gjykatën e Apelit të Posaçëm në përpjekje për ta bindur shkallën e dytë të gjyqësorit që t’i japë lirinë.

 Zyrtari më i lartë vendor kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, duke ofruar edhe garanci pasurore.

Gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Nertina Kosova, pritet të dëgjojë pretendimet e palëve dhe të vendosë për fatin e Veliajt. 

Ky i fundit është i pandehur për 13 akuza, nga korrupsioni, pastrimi i parave dhe fshehja e pasurisë. Dosja e tij dhe e 29 të pandehurve të tjerë ka kaluar për gjykim në themel.

Lexo gjithashtu

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme