Politika 23 October 2025, 19:51 Nga VNA

Erion Braçe: Spitali Amerikan po kthehet në monopol të shëndetësisë, tashmë po hyn edhe në koncesione

Ndaje në Whatsapp
Erion Braçe: Spitali Amerikan po kthehet në monopol të

Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, deputetët e opozitës dhe të mazhorancës akuzuan Autoritetin e Konkurrencës për mungesë transparence dhe për një hetim të paplotë mbi paketat që ofrojnë spitalet private për shërbimet shëndetësore.

Deputeti socialist Erion Braçe vuri në shënjestër Spitalin Amerikan, duke e akuzuar për dominim të tregut të shëndetësisë private dhe për zgjerim të ndikimit të tij edhe në paratë publike përmes koncesioneve.
“Ka kirurgji në spitale private që kontrollohen nga një operator i vetëm. Ky operator po integrohet për shkak të kapitalit që akumulon, tashmë edhe në shërbime të tjera, në koncesione, PPP dhe farmaceutikë. Çmimet që paguajnë qytetarët janë marramendëse — më mirë shkon në Stamboll sesa atje”, u shpreh Braçe.

Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, pranoi se hetimi ndaj tregut të shërbimeve spitalore nuk ka qenë i plotë, për shkak të mungesës së informacionit të nevojshëm nga operatorët privatë. Sipas tij, edhe pse çmimet rezultojnë shumë të larta, nuk janë konstatuar prova për abuzim me pozitën dominuese.
“Na mungonte krahasimi i kostove. Kur kërkuam analizën e kostos nga subjektet e hetuara, ato raportuan fitime prej vetëm 3%, çka nuk tregon abuzim me pozitën dominuese”, tha Biba.

Gjatë seancës, si deputetë të PS-së ashtu edhe të PD-së ngritën shqetësime për mungesën e konkurrencës në tregje të tjera — nga pikat e grumbullimit dhe telefonia celulare deri tek tregu i karburanteve dhe prokurimet publike.

Deputetët e opozitës nga ana e tyre nuk përmendën asnjë fjalë për monopolet në shëndetësi teksa folën për monopolet në fusha te tjera.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme