Politika 30 October 2025, 13:48 Nga VNA

Erion Braçe mbështet minatorët me retorikë, duke qenë pjesë e grupit parlamentar të PS

Ndaje në Whatsapp
Erion Braçe mbështet minatorët me retorikë, duke qenë
Erion Braçe

Deputeti socialist Erion Braçe është i vetmi nga mazhoranca, dhe ndoshta edhe nga opozita, që duket të jetë i shqetësuar për protestat e vazhdueshme të minatorëve të Spaçit. Sot ai iu bashkua atyre para Kuvendit, duke kërkuar me të drejtë që ministria përgjegjëse të detyrojë kompaninë të pranojë kërkesat e tyre.

“Ministria e Punës duhet të bëjë atë që i ngarkon ligji: jo të zbusë situatën, por të garantojë zbatimin e Kushtetutës nga kontraktori i shtetit shqiptar për shfrytëzimin e vendburimit. Pra, duhet të detyrojë kompaninë të njohë sindikatën tuaj dhe përmes saj t’i përfaqësoheni për të gjitha të drejtat tuaja. Kjo është themelore”, tha Braçe.

Megjithatë, paradoksi është i qartë, fjalët janë të bukura, mbështetja për minatorët e drejtë, por Braçe si pjesë e mazhorancës duket se qëndron vetëm tek retorika. Nëse do ta kishte marr vërtet seriozitet problemin e tyre, e ka më të lehtë ta adresonte shqetësimin brenda qeverisë ku bën pjesë dhe, mbi të gjitha, në grupin parlamentar të PS-së, i cili rrallë e ka marrë parasysh statusin e minatorëve, edhe kur çështja është propozuar në Kuvend.

Pra, për të qenë i sinqertë edhe me veten, edhe me kauzat që mbështet, Braçe duhet ose të ngrejë kërkesat e minatorëve në institucionet ku është pjesë. Nëse kolegët e tij refuzojnë ta dëgjojnë edhe atë, atëherë të largohet nga grupi parlamentar i PS. Sepse nuk mund të protestosh me minatorët dhe njëkohësisht të jesh pjesë e një grupi që as nuk përpiqet t’i dëgjojë.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme