Politika 15 November 2025, 18:07 Nga VNA

Erion Braçe: Jam allnuar me Edi Ramën se nuk më dëgjoi për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por do i flas prapë pas ca muajsh

Ndaje në Whatsapp
Erion Braçe: Jam allnuar me Edi Ramën se nuk më dëgjoi

Në një intervistë për News24 me Nisida Tufën, deputeti socialist Erion Braçe pranoi hapur se marrëdhënia e tij me kryeministrin Edi Rama nuk është aspak e mirë. Braçe zgjodhi t’i shfaqë pakënaqësitë e tij publikisht, duke e pranuar se “nuk flasin” prej kohësh — një pauzë komunikimi që sipas tij shërben për “reflektim”.

Në intervistë, Tufa e pyeti drejtpërdrejt për historikun e marrëdhënies së tij me Ramën, dhe Braçe nuk e shmangu.

Erion Braçe: “Jo tani nuk flasim. Unë mendoj se duhet të ketë gjithmonë një pauzë për të reflektuar secili në këtë marrëdhënie, që është politike, pune dhe marrëdhënie njerëzore në fund, unë kam bindjet e mia dhe nuk dua që të më cënohen kufijtë që unë ngre. Jam i prirur përkundrejt një ekuilibri, por kur kam të drejtë kam të drejtë dhe të drejtën time nuk e negocioj me kërrkënd.

Nëse unë thashë publikisht që duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese sa i takon shkarkimit të zotit Veliaj apo shpalljes së zgjedhjeve në Tiranë, me këtë vendimin e Kushtetueses rezulton se paskam patur të drejtë. Por dhe me gjithçka që po pason si ligjërim, unë s’kam folur pas vendimit të Kushtetueses.”

Deklarata e Braçes vjen pikërisht në momentin kur vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Tiranës ka vënë në pozitë të vështirë kryeministrin, ndërsa Braçe duket se kërkon të nënvizojë se ai “kishte paralajmëruar” këtë skenar.

Sa i përket ngrirjes së komunikimit me Ramën, ai la të nënkuptohet se situata mund të ndryshojë, por “pas disa muajsh”.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme