Politika 31 March 2026, 13:08 Nga VNA

Erion Braçe e ka seriozisht ambicien për t’u bërë kryebashkiak i Tiranës

Ndaje në Whatsapp

Erion Braçe e ka seriozisht ambicien për t’u bërë

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar sërish në lidhje me ambicien që ka shfaqur për të kandiduar për bashkinë e Tiranës. Në një video në facebook, Braçe thekson se e ka shumë seriozisht dhe do i shkojë deri në fund.

“Jooo, nuk po tallem! E kam seriozisht e do i shkoj deri ne fund. Bashke me ju”, shprehet ai.

Braçe nuk kursen edhe fjalët ngashëryese si të adashit të tij me mbiemër Veliaj, duke thënë se “nuk është ambicie personale, por është një mundësi për të zhvilluar këtë qytet”.

Në fund, duke iu drejtuar ndjekësve të tij në facebook, ai i çon dhe një mesazh shefit që duhet t’ia miratojë dëshirën e madhe për të drejtuar kryeqytetin, duke thënë se “është një mundesi shume e madhe per ta zhvilluar kete qytet ne nje dimension te ri, perfshires e ku gjithsecili gjen jo veten e tij, jo jeten e tij por te miren e tij”, shprehet Braçe.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme