Politika 13 Maj 2026, 15:50 Nga VNA

Erinda Ballanca i përgjigjet akuzave: “Institucioni nuk është pronë personale e askujt”

Ndaje në Whatsapp
Erinda Ballanca i përgjigjet akuzave: “Institucioni nuk

Në reagimin e saj drejtuar redaksisë së VNA, ish Avokatja e Popullit shkruan:

Në një shkrim të botuar në median tuaj me “burime” nga Avokati i Popullit janë dhënë disa të dhëna që shtrembërojnë haptas të vërtetën.

Së pari ardhja e KLSH në institucion nuk është shqetësim pasi KLSH e ka kontrolluar në vijimsi institucionin dhe kontrolli i fundit ka përfshirë periudhën 1.1.2022 deri 31.12.2024. Ky raport është në faqen zyrtare të KLSH. Për të tëra gjetjet, institucioni ka bërë edhe planin e masave për të realizuar rekomandimet e KLSH.

Së dyti, përfaqësuesi i autoritetit Kontraktor në Institucion është Sekretari i Përgjithshëm dhe jo Avokati i Popullit. Për çdo procedure konkuruese në bazë të ligjit ka vendimarrje dhe përgjegjësi të strukturave përgjegjëse. Sipas raportit të Avokatit të Popullit për vitin 2025 e botuar në faqen zyrtare të Kuvendit, (për herë të parë në 25 vjet depozituar në Kuvend në datë 11.5.2026, 2 javë tej afatit ligjor maksimal të parashikuar me ligj), vlera totale e të tërë procedurave tenderuese në institucion për mallra dhe shërbime është 24,100,000 prej të cilave janë shpenzuar 20,102,413 lek, dhe vlera e investimeve është 4, 000,000 lek, prej të cilave janë shpenzuar 638,702 lek. Këtë sqarim e bëj për të vënë në kontekst deshirën për të qënë kontributor në hetimet e SPAK të Endrit Shabanit. Gjej rastin të sqaroj se plani i prokurimeve miratohet paraprakisht nga institucioni, qoftë për vlerat sipas buxheteve të miratuara, qoftë edhe për kohën se kur do të kryhet procedura. Një kopje të këtij planifikimi mund ta gjeni pranë Insitucionit. Pra, qartazi, procedura nuk lidhet me momentin e largimit të AVP siç pretendohet në shkrimin me burime nga Avokati i Popullit, por me përfundimin e vitit financiar 2025. Ndërkohë, çdokush që ka një eksperience minimale administrative është koshient se procedurat e tenderimit duhet të bëhen e mbyllen brenda vitit kalendarik, në të kundërt fondet digjen. Pra dhe procedura konkuruese për blerjen e pajisjeve elektronike në vlerë totale rreth 2,600,000 lek është hedhur në sistem në mes të muajit tetor 2025 në përputhje me planifikimin e bërë. Kjo procedurë, pas nje ankimimi të bërë nga një prej konkurenteve, është pezulluar nga KPP në 21 nëntor 2025. Kontrata nuk është lidhur, mallrat nuk janë lëvruar dhe fondet nuk janë shpenzuar. Ish Avokatja e Popullit nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë përfshirje në këtë procedurë të asnjë lloji dhe asnjë natyre.
Së treti Avokatja e Popullit gjatë ushtrimit të detyrës së saj ka kërkuar në vijimësi nxjerrjen jashtë përdorimit dhe zhvillimin e procedurave për të shitur si skrap të disa automjeteve që nuk kanë qënë në gjendje pune që nga viti 2017. Për këtë nëse interesoni pranë institucionit e nëse do të pranojë të jetë insitutcion i hapur, mund të keni edhe shkresat. Në lidhje me pretendimin për abuzim për përdorimin e karburantit për këto automjete, hetimi të bëhet dhe të evidentohet nëse ka apo jo shpërdorim të karburantit apo përdorim të tij për qëllim të aktivitetit te insitucionit të dokumentuar. Në çdo rast, për të tërë vitin 2025 për qëllime të realizimit të misionit të Avokatit të Popullit, por të pretenduara mesa po kuptohet nga shkrimi si “abuzim” sipas burimeve në fjalë, janë përdorur gjithësej 666 litra karburant ose jo me shumë se 135,000 lekë të reja. Sigurisht që çdo shpërdorim dhe çdo abuzim duhet denoncuar dhe adresuar, por shifrat raportohen për të shfryrë pretendimin për frikësimin që mund të ketë ndokush nga këto përralla fasade të një burimi nga Avokati i Popullit.
Në lidhje me faktin që Sekretari i Përgjithshëm është njeri i afërt i imi, konfirmoj se ai ka qënë në këtë pozicion para ardhjes time në detyrë, dhe se, si ai e si Drejtori i Kabinetit kanë qënë bashkëpunëtorë të Z. Totozani e më pas të mitë, për shkak të eksperiencës që kanë pasur në atë detyrë. As institucioni dhe as punojësit civile nuk janë pronë personale e asnjë titullari e për këtë nuk duhen burime mjafton një eksperience minimale administrative dhe respekt për ligjin. Iluzioni mbi “luftra” imagjinare konstante mund të jetë edhe efekt i presionit të llogaridhënies në publik, por faktet janë gjithnjë i vetmi burim që dallon realitetin objektiv nga konstruktet mendore subjektive.

Video

Kur të fut në sherr doktori..

Po sepse Belinda i ka shërbyer palloshit ndërsa Elisa pallës

Personat që shihni në këto video janë Denis Shkalla dhe Martin Dado (Pecaj), pasi vjedhin një banesë në Tiranë. Të dy u arrestuan në kuadër të aksionit “Rruga e Veriut” që u finalizua nga forcat e komisariatit nr.3 në Tiranë. Nga hetimet rezultoi se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në orët e para të mëngjesit të datës 08.05.2026, kanë vjedhur banesën e shtetasit R.Vi, nw Laprakë, duke marrë shumën prej 28.000 eurosh dhe bizhuteri floriri me vlerë të konsiderueshme. Ndaj tyre rwndon vepra penale “Vjedhja me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim”.

Nuk e nxjerr shpatën Skënderbeu për Elisën.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme