Politika 6 April 2026, 10:40 Nga VNA

Berisha: "Rama pagoi 320 mijë euro nga Bashkia, duhet të merret i pandehur”

Ndaje në Whatsapp
Berisha: "Rama pagoi 320 mijë euro nga Bashkia, duhet të merret i

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje. Pas daljes, ai dha një deklaratë për mediat, ku lëshoi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesve të SPAK.

Në një komunikim me gazetarët, ai është shprehur se Ergys Agasi është një “vizitor i shpeshtë i Surrelit”, duke shtuar se edhe pse në kërkim ai vijon të lëvizë i lirë.

“Aty gjeta Ergys Agasin bashkë me Irena Dumanin, Irena Maneku Gjoka Dumani. Festonin, Gysi festonte se asnjë mandat ndërkombëtar nuk është lëshuar për arrestimin e tij Gysi gjoja është në kërkim, ai në fakt rrugën më të shpeshtë që bën e bën për në Surrel. Ai është vizitor i shpeshtë i Surrelit. Sot thashë Dumani merr dhe mbiemrin Maneku, sepse në një akt më të turpshëm, flagrant të mbrojtjes së krimit, Edi Rama dhe Altin Dumani nxorën të pafajshme Irenën me pesë mbiemra”, tha ai.

Berisha riktheu edhe çështjen “Partizani”, ku ai akuzohet për korrupsion në procedurat e privatizimit. Ai theksoi se gjatë procesit është kërkuar që kryeministri Rama të merret në pyetje:

“Rama është kërkuar nga të akuzuarit që në fillim që të jetë dëshmitar, madje jo dëshmitar, por në ndjekje penale.” Sipas tij, Rama ka ndërhyrë në territorin e klubit sportiv “Partizani”.

“Një pjesë të mirë të territorit të klubit ‘Partizani’ e kishte shndërruar në zonë ndërtimi pa asnjë kërkesë të pronarëve, përveç të peshkaqenit Olsi Rama. Rama dha lejet e ndërtimit te klubi Partizani. Më pas mori vesh se një nga pronarët është Malltezi dhe, pavarësisht se leja ishte dhënë, ai nuk e zbardhi. Gjykata e urdhëron ta zbardhë, ai nuk zbatoi vendimin e gjykatës. Rama dërgoi Inspektoriatin e tij dhe bllokoi punimet, për çka u dënua 320 mijë euro nga gjykata, shumë që u pagua nga buxheti i bashkisë”, tha ai.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme