Politika 7 October 2025, 19:59 Nga VNA

Enriketa Papa denoncon: Kuvendi dhe Akademia e Shkencave po rehabilitojnë figurën e Enver Hoxhës

Ndaje në Whatsapp
Enriketa Papa denoncon: Kuvendi dhe Akademia e Shkencave po rehabilitojnë

Pedagogia dhe studiuesja Enriketa Papa ka reaguar ashpër pas vendimit të Kuvendit të Shqipërisë për ta cilësuar Enver Hoxhën si “personalitet kombëtar” për muajin tetor 2025.

Ajo thekson se ky vlerësim është mbështetur në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar të vitit 2008, ku pjesa për Enver Hoxhën është hartuar nga historiani Xhelal Gjeçovi.

Sipas Papës, vetë Akademia e Shkencave ka gabuar që në atë botim ka përfshirë një zë të veçantë për diktatorin, me tone që relativizojnë krimet e regjimit komunist.

Ajo nënvizon se në fjalor theksi është vendosur tek jeta politike dhe dekoratat e Hoxhës, ndërsa mungon analiza e sistemit stalinist që ai ngriti.

“Jam pa fjalë”, përfundon Papa, duke e cilësuar aktin si skandal institucional dhe fyerje për viktimat e diktaturës.

Postimi i plotë i Enriketa Papa: 

Duke lexuar faqet e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botuar në vitin 2008, rezulton se pjesën mbi Enver Hoxhën e ka hartuar historiani Xhelal Gjeçovi. Pikërisht kësaj përmbledhjeje i është referuar Kuvendi i Shqipërisë, për ta cilësuar diktatorin si “personalitet kombëtar” për muajin tetor 2025.

Por akoma skandaloz, duket se është edhe fakti, që në vitin 2008 Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka arsyetuar të nevojshme, që të botonte në këtë fjalor enciklopedik, një zë të veçantë dedikuar Enver Hoxhës. Ne të gjenden jo pak rreshta mbi jetëshkrimin e Enver Hoxhës, dhe shumë pak rreshta dedikuar në formë përshkruese të Enverit si themelues i një sistemi stalinist në Shqipëri, duke relativizuar diktaturën dhe përgjegjësinë e tij historike, ndërsa vëmendja përqendrohet kryesisht te jetëshkrimi politik dhe dekoratat që ai mori gjatë regjimit që vetë krijoi.

Si Kuvendi i Shqipërisë si Akademia e Shkencave e kanë konsideruar të nevojshme të mos neglizhojnë figurën e diktatorit pa e fiksuar në fjalorin enciklopedik dhe kalendarin enciklopedik të personaliteteve kombëtare.

Jam pa fjalë!

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme