Politika 5 January 2026, 13:01 Nga VNA

Emrat e Lapajt për kryeministër të qeverisë teknike, Berisha: Është herët, në fillim duhet të arrijmë marrëveshjen

Ndaje në Whatsapp
Emrat e Lapajt për kryeministër të qeverisë teknike,

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, e sheh si të nxituar deklaratën e kreut të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i cili propozoi Tritan Kalon dhe Përparim Kabon për kryeministër të qeverisë teknike. Në daljen për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se është ende herët për të shpallur emrat, pasi sipas tij, në fillim duhet të arrihet marrëveshja mes forcave politike.

“Partia Demokratike nuk avancon as edhe një emër pa u arritur marrëveshja për qeverinë teknike. Pasi të arrihet marrëveshja për qeverinë teknike, padiskutim PD do të avancojë ose do të paraqesë propozimet e veta, krahas forcave të tjera politike”, tha ai.

Berisha pati të njëjtin qëndrim edhe kur u pyet nga gazetarët për shkrimtaren Lea Ypi, si një ndër emrat që është përfolur se mund të drejtojë qeverinë teknike në rast dorëheqje të kryeministrit Edi Rama dhe hapjes rrugë të zgjedhjeve të reja.

Duke folur për rinisjen e aksionit opozitar kundër qeverisë, kreu i PD-së tha se të premten do të mbahet një tryezë me faktorin politik shqiptar, për të diskutuar mbi këto veprime, që sipas tij duhet të çojnë në rrëzimin e Ramës, si atë të Maduros.

“Opozita thërret ditën e premte tryezën e të gjithë faktorëve politikë influentë në shoqërinë shqiptare për të krijuar një bashkëpunim kundër narko-regjimit të Ramës, për të ndërmarrë lëvizjet, demonstratat dhe revoltat e domosdoshme për ta larguar atë një minutë e më parë”, tha Berisha.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme