Politika 7 March 2026, 16:41 Nga VNA

Elisa Spiropali pendohet dhe vendos të bëjë publike pas disa orësh dorëzimin e detyrës te Ferit Hoxha

Ndaje në Whatsapp

Elisa Spiropali pendohet dhe vendos të bëjë publike pas disa

Elisa Spiropali është penduar dhe ka vendosur ta bëjë publike një ditë më vonë takimin e dorëzimit të detyrës. Spiropali duket se e ka lënë anash indinjatën dhe i ka bërë repost statusit të ministrit të ri të Jashtëm, Ferit Hoxha, i cili pasditen e djeshme ka publikuar një foto me ish-ministren nga takimi i kalimit të stafetës dhe e ka falënderuar publikisht.

Ndonëse me një ditë vonesë, Spiropali e uron ministrin e ri për suksese në detyrën e lartë dhe shprehet e sigurt se me profesionalizmin e tij do të forcojë marrëdhëniet me aleatët e Shqipërisë.

Megjithatë duket se deputetja e PS këtë veprim e ka bërë sa për të mbuluar zhgënjimin, i cili u pikas nga mediat, pasi është kursyer vetëm me repost-in në rrjetin social X dhe nuk e ka publikuar takimin në të gjitha rrjetet sociale, siç ndodh zakonisht.

Megjithatë, në të tilla raste thuhet më mirë vonë sesa kurrë. Urojmë që ish-ministrja ta kuptojë që jeta ka ulje-ngritjet e saj dhe jo çdo post është i përjetshëm në republikën e Skënderbeut të saj, ku karriera ndërtohet sipas parimit se kush serviloset më mirë para shefit.

Elisa Spiropali pendohet dhe vendos të bëjë publike pas disa

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme