Politika 19 September 2025, 20:31 Nga VNA

Elisa Spiropali nis detyrën me lypje për bashkëpunim me ministrin izraelit Gideon Sa’ar

Ndaje në Whatsapp

Puna e pare e ministres se jashtme Spiropali? Të thellojë bashkëpunimin me shtetin e Izraelit. Gjatë ditës së sotme Elisa Spiropali, ka reaguar ndaj urimit të ministrit izraelit Gideon Sa’ar, i cili i uroi sukses në detyrën e re.

Në një postim në platformën X, Sa’ar shkruante: “I uroj shumë suksese ministres së re të Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali. Ne vlerësojmë miqësinë e gjatë mes kombeve tona dhe e çmojmë veçanërisht bashkëpunimin tonë.”

Spiropali iu përgjigj duke vlerësuar mesazhin e tij dhe theksuar rëndësinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Izraelit: “Shqipëria vlerëson thellësisht miqësinë historike dhe lidhjet e qëndrueshme me Izraelin dhe jemi gati të thellojmë bashkëpunimin, përfshirë edhe në fushën jetike të sigurisë, duke punuar së bashku për prosperitet dhe stabilitet të përbashkët.”

Elisa Spiropali nis detyrën me lypje për bashkëpunim me ministrin

Qeveria e Shqipërisë ndërkaq nuk ka bërë deri më sot asnjë deklaratë apo qëndrim publik për situatën në Gaza. Politika shqiptare në përgjithësi dhe nga të gjithë krahët e ka kaluar në heshtje gjenocidin që po kryhet në Gaza. Pak ditë më parë Shqipëria abstenoi gjatë një votimi në OKB për rezolutën që kërkon krijimin e dy shteteve të Izraelit dhe Palestinës. Muaj më parë vetë kryeministri Edi Rama pat deklaruar se Shqipëria do të votojë pro krijimit të dy shteteve. Me votën e saj në OKB dhe me postimin e sotëm servil të Elises ndaj ministrit të jashtëm të Izraelit, Shqipëria mbetet një nga shtetet e izoluara të Europës Perëndimore që nuk ka qëndrim kritik për gjenocidin në Gaza.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme