Politika 22 October 2025, 16:08 Nga VNA

Izraeli mund të marrë frymë i qetë: në vijën e paqes mbërriti Elisa Spiropali

Ndaje në Whatsapp
Izraeli mund të marrë frymë i qetë: në vijën e

Pas javësh tensioni e pastrimesh imazhi ndërkombëtar, Izraeli mund më në fund të ndihet i sigurt, në krah ka ministren e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali. E ftuar nga homologu izraelit Gideon Sa’ar, Spiropali zbarkoi sot në Tel Aviv për të sjellë “peshën diplomatike” të Tiranës në Lindjen e Mesme.

Në ndalesën e saj të parë, ajo vizitoi vendin ku ndodhi masakra e Festivalit Nova, duke theksuar se “kthimi i të gjitha pengjeve në shtëpi do të ishte një hap për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor”, një frazë që, në një zonë lufte, tingëllon aq e padëmshme sa një kartolinë turistike.

Nga ana e saj, ministrja nënvizoi mbështetjen e Shqipërisë për “marrëveshjen e paqes të ndërmjetësuar nga Presidenti Trump”, duke e përshkruar atë si “të vetmen rrugë për stabilitet”. Me këtë, Spiropali e ktheu vizitën në një kujtesë se diplomacia shqiptare nuk lë bosh asnjë ftesë, qoftë edhe në mes të një konflikti ku edhe engjëjt kërkojnë të largohen.

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme