Politika 12 December 2025, 19:04 Nga VNA

Elda Hoti kërkon ndjesë për firmën për Endri Shabanin si Avokat i Popullit

Ndaje në Whatsapp
Elda Hoti kërkon ndjesë për firmën për Endri Shabanin

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka kërkuar ndjesë publike ndaj demokratëve dhe mbështetësve të opozitës, pas firmës së dhënë për kandidaturën e Endri Shabanit si Avokat i Popullit.

Në reagimin e saj, Hoti sqaron se firma është dhënë vetëm për qëllimin e dëgjimit të kandidatit në seancën dëgjimore të Komisionit të Ligjeve, por sipas saj, ajo u keqpërdor politikisht nga mazhoranca.

“Ndjesë të sinqertë demokratëve, opozitarëve dhe mbështetësve tanë për një firmë të dhënë vetëm për t’u dëgjuar në seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, një firmë që më pas u keqpërdor nga Edi Rama dhe Taulant Balla për të miratuar kandidaturën ilegjitime të Endri Shabanit”, shprehet deputetja e PD-së.

Hoti thekson se, pavarësisht tërheqjes zyrtare të firmave, kryeministri Edi Rama ka vijuar procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, duke e konsideruar atë në kundërshtim me Kushtetutën dhe standardet demokratike.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme