Politika 13 March 2026, 16:33 Nga VNA

Elbasani merr timonin e Vlorës: PD dërgon Aurel Bylykbashin të drejtojë qarkun

Ndaje në Whatsapp

Elbasani merr timonin e Vlorës: PD dërgon Aurel Bylykbashin të

Partia Demokratike ka vendosur të riorganizojë strukturat e saj në jug të vendit duke caktuar Aurel Bylykbashin si drejtues politik për qarkun e Vlorës. Vendimi është bërë zyrtar nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, ndërsa lajmi është konfirmuar edhe nga strukturat lokale të partisë.

Sipas burimeve nga Partia Demokratike, Dega Vlorë, emërimi vjen në kuadër të një procesi riorganizimi të strukturave dhe përpjekjes për të forcuar organizimin politik të partisë në këtë qark.

Ndërkohë, në vijim të këtij procesi, dega e PD-së në Vlorë ka njoftuar edhe zhvillimin e zgjedhjeve për kryetarin e ri të degës, një hap që synon ristrukturimin dhe aktivizimin e mëtejshëm të strukturave lokale të partisë.

Megjithatë, përtej gjuhës zyrtare të organizimit dhe ristrukturimit, vendimi ka edhe një element që nuk ka kaluar pa u vënë re: pas largimeve të shumta nga dega e PD Vlorë drejtë PS, duket se selia qendrore ka menduar që të marrë një politikan nga Elbasani për të drejtuar demokratët në këtë qarkë. 

Tani mbetet për t’u parë jo vetëm se si do të funksionojë ky organizim i ri brenda PD-së në qarkun jugor, por edhe se çfarë barsoletash do të prodhojë Vlora për një drejtues politik që vjen nga Elbasani për t’i udhëhequr.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme